Connect with us

Politike

6 dhjetori/ Berisha: Përgatituni për mosbindje civile

• Kryedemokrati Sali Berisha u ka bërë sërish thirrje demokratëve që të dalin në shesh për të protestuar më datë 6 dhjetor, ditën kur në Tiranë ‘zbarkojnë’ dhe liderët e Bashkimit Evropian për Samitin që do të mbahet. Në një takim me qytetarët e degës numër 7 në Tiranë, Berisha bëri thirrje që mbështetësit e PD-së të përgatiteshin duke mos përjashtuar as mundësinë e mosbindjes civile. Berisha tha se protestat nuk kanë asgjë negative. Ai tha se në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të dalin për t’ju treguar liderëve të Evropës se i korruptuar është Edi Rama dhe jo Shqipëria. • Berisha është shprehur se Shqipëria është Kolumbia e Evropës. Në fjalën e tij para demokratëve në Tiranë, ai tha se çdo ministër i Brendshëm është i përfshirë në trafik droge. Ai tha më tej se Shqipëria është narkoshteti i parë i Evropës. • Ai përmendi sulmet ndaj mediave dhe tha se Rama kërkon t’i nxijë faqen Shqipërisë duke vrarë fjalën e lire. Kreu i PD-së tha se investimet që po bëhen në Sarandë, Vlorë dhe Durrës janë një zhbërje e Shqipërisë nga ana gjeografike. Sipas Berishës, Porti i Durrësit i është dhënë Mohamed Alabbar me qëllim pasurimin e Ramës. • Teksa fliste, kreu i Partisë Demokratike është shprehur se ndërkombëtarët kanë qenë të frikësuar nga mafia shqiptare që në vitin 2005, kur grupet kriminale nuk kanë aq fuqi sa sot. Berisha kujtoi momentin kur ka folur para Brukselit në vitin 2005. Ai tha se atmosfera ndihej e ‘ngrirë’ si frigorifer për shkak të impaktit që kishin krijuar për Shqipërinë. Kryedemokrati tha gjithashtu se Uashingtoni dhe NATO i kanë mbyllur derën kryeministrit Edi Rama për amnistinë fidskale dhe investimin në Porto Romano.

Berisha: Rama kërkoi ‘OK’ nga për amnistinë fiskale dhe NATO për Porto Romanon, i mbyllën derën

6 dhjetori/ Berisha: Përgatituni për mosbindje civile. Ramës iu

Sali Berisha

TIRANË– Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se Uashingtoni dhe NATO i kanë mbyllur derën kryeministrit Edi Rama për amnistinë fidskale dhe investimin në Porto Romano. Në takimin me demokratët e Tiranës, Berisha tha se qëllimi i Ramës ka qenë të marrë mbështetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për amnistinë fiskale, por nuk e ka arritur këtë gjë. Gjithashtu, ai shtoi se Rama ka kërkuar të tërheqë NATO-n në investimin në Port që ai e konsideron aferë korruptive, por nuk i është pranuar kjo kërkesë.

Fjala e Berishës: 

Sot ishin në Uashington. A patë ju ndonjë firmë aty, asnjë. A e dini pse? Sepse pafytyrësisht ju kërkuan zyrtarëve amerikanë që ti mbështesnin ligjin e amnistrisë fiskale, gjë të cilën ata e refuzuan në mënyrë kategorike. Edhe për këtë të portit takon sekretarin e Përgjithshëm të NATO dhe i thotë; NATO të angazhohet në ndërtimin e portit në Porto Romano. Mendoi se do të tërhiqte NATO-n në aferën e tij korruptive. Edhe këtu mendoi se do të merrte një dritë jeshile, por ata ja mbyllën shumë keq, siç e meriton. Tani përsëri nuk heq dorë. Mendjen e ka se si e si të pasurohet, të bëhet një Alabar, me burimin e parave nga droga dhe krimi, të bëhet një multi miliardier duke vjedhur qytetarët e tij. Ndaj dhe ne duhet të punojmë shumë këto ditë që kanë ngelur. Nuk e di a i keni dëgjuar komunikatat, si me qenë në shtetrrethim, kjo rrugë do të punojë e kjo nuk do të punojë. Rrugë janë të qytetarëve opozitarë. Asgjë nuk do të mund të na pengojë ne për të dalë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, asgjë nuk duhet të pengojë popullin opozitar nga Konispoli në Vermosh të mblidhet me datën 6 në Tiranë.

Berisha kujton kohën kur foli në Bruksel: Ishte viti 2005, kaq frikë kishin nga mafia shqiptare sa u ndjeva si në frigorifer

6 dhjetori/ Berisha: Përgatituni për mosbindje civile. Ramës iu

Sali Berisha

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike është shprehur se ndërkombëtarët kanë qenë të frikësuar nga mafia shqiptare që në viitn 2005, kur grupet kriminale nuk kanë aq fuqi sa sot. Në një takim me demokratët në Tiranë, Berisha kujtoi momentin kur ka folur para Brukselit në vitin 2005. Ai tha se atmosfera ndihej e ‘ngrirë’ si frigorifer për shkak të impaktit që kishin krijuar për Shqipërinë.

“Do t’ju tregoj një gjë. Në vitin 2005, unë për anëtarësimin në NATO me ka rastisur që detyrohesha të shkoja çdo 3-4 muaj në Këshillin e Atlantikut të Veriut në Bruksel i cili përbëhet nga ambasadorët e vendeve anëtare të NATO. Ngaqë ishin shkruar vëllime për mafian shqiptare, gazetat hapeshin me mafian shqiptare, që krahasuar me të sotmen nuk kishte as të 10 e fuqisë që ka sot, jam futur aty dhe kam folur absolutisht sikur të isha në një frigorifer. Ata zotërinj vetëm sa nuk thanë; ne nuk besojmë asnjë fjalë nga këto që po thua. Kaq frikë kishin marrë nga mafia shqiptare dhe kaq problem ishte bërë për ta, por gradualisht po ajo audiencë duke vlerësuar vendosmërinë e ndershme dhe serioze të qeverisë për ti vendosur bandat para ligjit dhe zero tolencë për krimin, u shndërrua në një mbështetëse kryesore të qeverisë së asaj kohe për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO,”- tha Berisha. 

Berisha: Rama po zhbën Shqipërinë, Portin e Durrësit ia dha arabit se i premtoi se do ta bënte miliarder

6 dhjetori/ Berisha: Përgatituni për mosbindje civile. Ramës iu

Sali Berisha

TIRANË– Kryedemokrati Sali Berisha thotë se qëllimi i kryeministrit Edi Rama është që të bëhet miliarder. I pranishëm në një rakim me demokratët në Tiranë, Berisha tha se Rama ka dhënë të gjitha portet e vendit për këtë arsye. Ai u shpreh se investimet që po bëhen në Sarandë, Vlorë dhe Durrës janë një zhbërje e Shqipërisë nga ana gjeografike.

Fjala e Berishës: 

Merrni Portin e Durrësit. Gjendet një arab i cili ka pasion investimin tek diktatorët, me Llukashenkon dhe të tjerë e i thotë Edi Ramës do të të bëj të pasur si veten. Hajt ta marrim bashkë këtë portin. Portin nuk ua ka marrë shqiptarëve asnjë pushtues.
Porti sot është pasuria më e madhe publike e shqiptarëve. Përpunon 4.8 milionë ton. I shpërndan në zemrën e Shqipërisë, ku janë rreth 2 mln shqiptarë pothuajse. Në distancën më të shkurër, transportin dhe koston më të ulët për shkak të distancës.
Tani, ne do të blejmë mallra sepse do të bëhet miliarder Edi Rama, që transportohen nga Tivari në Tiranë, nga Selaniku në Korçë, nga Igumenica në Vlorë e Gjirokastër. Kush do të paguajë koston e këtij transporti. Ne, qytetarët me çmime në dyqan. Si merr me 1 euro 200 hekratë tokë, u ka vënë çmimin e apartamenteve me 3000 euro metrin katror. Po kështu hotelet dhe molet në Durrës, ndërton Dubain e tij dhe mjerimin e shqiptarëve. Tani thotë se do të ndërtojë port, por nuk ka ndërmend të ndërtojë port. Ai ka ndërmend të mbyllë portet, si antishqiptar dhe i mbylli, Sarandën e ka mbyllur, Vlorën po, edhe Durrësin tani dhe rroftë Shëngjini, por Shëngjini është me kufizime të mëdha, është një port i vogël. Pra ky po zhbën Shqipërinë edhe gjeografikisht. Prandaj dhe ne duhet të ju themi atyre, ky po na vjedh, po na vjedh në këtë mënyrë. Ne jemi këtu, hajdutin e keni në tavolinë.

Berisha: Rama kërkon të vrasë fjalën e lirë. Brenda 6 muajve tre media japin shpirt

6 dhjetori/ Berisha: Përgatituni për mosbindje civile. Ramës iu

Sali Berisha

TIRANË– Kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar si vrasjen e fjalës së lirë sulmin që kryeministri Edi Rama po bën ndaj mediave. Në një takim me demokratët në Tiranë, Berisha thotë se ai nuk është personi i duhur për të përfaqësuar Shqipërinë, pasi po i nxin imazhin vendit. Kreu i PD-së thotë se edhe ditën që në Shqipëri ka ardhur Presidenti i Gjermanisë, Rama nisi shembjen e resortit “Prestige”.

Fjala e Sali Berishës:

Edi Rama nuk mund të na përfaqësojë. Ai me veprimet e tij, i nxin imazhin Shqipërisë. Ai na bëri ne të jemi populli i gomoneve, njerëz të varkave. Pse jemi njerëz të varkave? Sepse na vjedh, vjedh votën, lirinë, pasurinë, shkatërron bizneset, nuk ka ligj. Ne duhet të jemi aty, sepse ai për pushtetin dhe pasurimin e tij nuk njeh moral, normë, ligj e standard. Shikoni se çfarë ndodh. Dje kishim presidentin e Gjermanisë në Tiranë. Si për ta përshendetur atë, i fut ruspat një resorti turistik. Personalisht nuk kam qenë asnjëherë në atë resort, por aq më tepër që ai ishte me leje. Të gjithë kemi dokumentin që ishte me leje. Si mund të bëhet. A ka bandit mbi kokë që mund të bëjë një gjë të tillë. E pse e bëri këtë? Vetëm e vetëm se do ti diktojë politikën editoriale të atyre medieve që ai ka. Pra ai bën gjithçka të mposhtë fjalën e lirë në këtë vend. E ka trashëgimni ai. I ati i tij firmoste varjen e Havzi Nelës për fjalën e lirë. E dinte se bënte akt xhelati, por e meriton thoshte me ndërgjegjen e tij ç’njerëzore, sepse është armiku im. E konsideronte armik. Edhe ky, e meriton ky biznesmen apo gazetarë, se me kundërshtoi mua. Pra jemi në kushtet kur ky pasi ka marrë të gjitha pushtetet do të mposhtë dhe fjalën e lirë dhe mediat.
Janë tre rrjete televizive brenda 6 muajsh, viktimë e tij. Televizionin Ora e konfiskoi me firmën e tij, vetëm e vetëm se Ylli Ndroqi nuk pranoi pazaret me të. Duhet ta dinë të gjithë shqiptarët, është me regjistrim nëse nuk e kanë zhdukur si regjistrimet e Taulantit. Kur i kërkonte një miliarderi që do të ndërtonte një kullë tek bulevardi i ri, thoshte, i thuaj 20%. Por sa ishte ky 20%? 100 milionë dollarë. Ky i thotë jo, si mund ti them unë. Dhe këtu fillon pastaj procesi. Nuk ndodh në botë kjo, kërkun. Një media tjetër, ka angazhuar një biznesmen dhe e ka blerë. Nuk kam kundërshtim. Mua më vjen vetëm mirë që bizneset e Kosovës, të shtrihen në Shqipëri. Por një paralajmërim do të ja bëj; nëse e shndërron në altoparlant, apo e ke blerë me qëllim për ta shndërruar atë media në altoparlant të Edi Ramës, atëherë bën një gabim të jashtëzakonshëm, sepse për ne, liria e fjalës, liria e medieve është shumë e shtrenjtë. Pra ja ku jemi, brenda 6 muajve tre media japin shpirt.

Berisha ngatërron datën e protestës me Primaret: Në shesh më 4 dhjetor. Floriana Garo e korrigjon: Është më 6

6 dhjetori/ Berisha: Përgatituni për mosbindje civile. Ramës iu

Sali Berisha

TIRANË– Kryedemokrati Sali Berisha ka ngatërruar datën e prostës që ka paralajmëruar me atë të finalizimit të procesit të Primareve. I pranishëm në një takim me demokratët në Tiranë, Berisha u bëri thirrje qytetarëve që më datë 4 dhjetor të dalin në shesh për të protestuar. Por, ai u korrigjua nga Floriana Garo, drejtoresha e komunikimit në PD.

Pjesë nga biseda:

Sali Berisha: Prandaj ju them, më datën 4 të jemi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Floriana Garo: Më datë 6…

Sali Berisha: Po, më datë 6 dhjetor, më falni, më datë 6 te jemi në  bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

 Berisha: Me protestën tonë do ti shpëtojmë nderin, fytyrën dhe dinjitetin Shqipërisë

6 dhjetori/ Berisha: Përgatituni për mosbindje civile. Ramës iu

Sali Berisha

TIRANË– Kreu i Partis Demokratike Sali Berisha thotë se protesta e 6 dhjetorit do të jetë mundësia për të shpëtuar dinjitetin e Shqipërisë. në takimin e tij me demokratët, Berisha tha se protestat nuk kanë asgjë negative. Ai tha se në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të dalin për t’ju treguar liderëve të Evropës se i korruptuar është Edi Rama dhe jo Shqipëria.

Fjala e Berishës:

Ne dalim në shesh sepse protesta si e tillë është një detyrë dhe e drejtë kushtetuese e jona. Ne dalim në shesh sepse nuk përfaqësohemi nga ai që ulet me presidentë e kryeministria të BE-së. Pavarësisht se strategjia ka përcaktuar Tiranën si qytetin e këtij samiti, nderi i Shqipërisë, i Tiranës, i yni, dinjiteti ynë kërkon që ne në datën 6 ora 12:00 të jemi në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Protestat nuk kanë asgjë negative, përkundrazi me protestën tonë ne i shpëtojmë nderin, fytyrën, dinjitetin, Shqipërisë dhe shqiptarëve. A nuk është Europa dhe bota që thotë se Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë. Nuk po e themi ne, por po e thonë institucionet e besimit të mirë Europiane dhe botërore. Atëherë çfarë do të bëjmë ne që kemi mysafir dinjitarët më të lartë të Europës; do të jemi në shesh për të ju thënë se i korruptuar është Edi Rama me qeverinë e tij dhe ne jemi antikorrupsioni shqiptar. Ne nuk jemi të korruptuar, por jemi viktima të këtij korrupsioni.

Berisha: Tre ministra droge emërohen njëri pas tjetrit në Shqipëri, i cakton Rama, jemi Kolumbia e Evropës

6 dhjetori/ Berisha: Përgatituni për mosbindje civile. Ramës iu

Sali Berisha

TIRANË– Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se Shqipëria është Kolumbia e Evropës. Në fjalën e tij para demokratëve në Tiranë, Berisha tha se çdo ministër i Brendshëm është i përfshirë në trafik droge. Ai tha më tej se Shqipëria është narkoshteti i parë i Evropës.

“Kolumbia e Evropës, jemi cilësuar narkoshteti i parë i Evropës. Tre ministra droge emërohen njëri pas tjetrit. Edhe ky që është sot, mos kujtoni që është antidrogë, është gjer në vesh me drogën sepse është Edi Rama. Sepse ata nuk i kanë caktuar qytetarët por Edi Rama, me platformën e drogës. Qytetarët pësojnë pasojat e kësaj politike,”- tha Berisha.

Berisha: Nuk ka Samit pa protestë. Ata që kanë frikë, zgjedhin heshtjen dhe vazhdojnë në orbitën e njerëzve të shtypur

6 dhjetori/ Berisha: Përgatituni për mosbindje civile. Ramës iu

Sali Berisha

TIRANË– Kryedemokrati Sali Berisha thotë se Samiti dhe protesta në një ditë nuk bien në kundërshti me njëra-tjetrën. Në takimin e tij me demokratët në Tiranë, Berisha thotë se të gjithë njerëzit duhet të dalin në shesh për të protestuar. Ai shton se të gjithë ata që tremben dhe kanë frikë do të mbeten nën vrazhdën e njerëzve të shtypur. Sipas Berishës, protesta do të përdoret për të dëshmuar se asgjë num mund të mposhtë të drejtën e qytetarëbe për tu dëgjuar.

Fjala e Berishës:

Të dashur demokrate e demokratë të degës 7 të PD-së, të dashur demokratë të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë.
Shpreh kënaqësinë që takohem me ju, në prag të dy ngjarjeve shumë të veçanta në historinë e Shqipërisë, të PD-së dhe popullit opozitar. Këto ngjarje janë, protesta, do ta quaja më europiane që shqiptarët kanë organizuar pas dhjetorit të vitit 1991, protestë në të cilën populli opozitar do të jetë i tëri në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në një mision të madh, për të përfaqësuar aty, përkushtimin, vlerësimin, qëndrimin ndaj vlerave të demokracisë, dhe atyre evropiane. Njerëzit të cilët kanë respekt për lirinë, dinjitetin e tyre, të drejtat e tyre, përdorin protestën si zë të tyre. Përdorin protestën për të dëshmuar se asgjë nuk mund të mposhtë të drejtën e tyre për tu dëgjuar. Njerëzit të cilët tremben, kanë frikë, zgjedhin heshtjen, ngushëllojnë veten me ç’më duhet mua dhe vazhdojnë në orbitën e njerëzve të shtypur. Ne të tillë nuk jemi. Ne do të ndjekim shembullin e qytetarëve të lirë të Francës, Italisë, Anglisë, SHBA-së, Gjermanisë dhe të çdo vendi tjetër të cilët në çdo samit të lidërve të Europës apo botës, pavarësisht se gëzojnë liritë dhe të drejta pakrahasimisht më shumë se ne janë në protestë.
Nuk ka samit pa protestë. Të tilla ndodhin vetëm në vende diktatoriale ku protestat janë të ndaluara, ku diktatorët mblidhen dhe nuk pipëtin asgjë. Edi Rama po bën gjithçka për të krijuar këtë tabllo dhe në Shqipëri, por ne kurrë nuk do ta lejojmë. Ne do të jemi në shesh me të madh e të vogël.

Advertisement