Lifestyle
6 zakone të thjeshta që parandalojnë humbjen e kolagjenit
Mjekët janë në një mendje kur thonë se mes moshës 25 dhe 30 vjeç, gratë fillojnë të humbasin rreth 1% të sasisë së kolagjenit çdo vit, ndërsa mbi 40 vjeç ky proces përshpejtohet edhe më shumë. Por, duket se zakonet e mira të përditshme janë ato që ndikojnë në ruajtjen e një niveli të pranueshëm të kolagjenit, edhe me kalimin e viteve.
Çfarë është kolagjeni dhe si ndikon ai në shëndetin e lëkurës?
“Kolagjeni është proteina më e bollshme në trupin e njeriut që prodhohet nga qelizat e quajtura fibroblaste,” thotë mjekja estetike Mar Mira.
Funksioni i tij kryesor është të krijojë dhe mirëmbajë strukturat e indeve që formojnë trupin, duke gjeneruar fibra rezistente, të forta dhe fleksibël të njohura si ‘fibra kolagjeni’. Por, çfarë duhet të bëjmë për ta ruajtur sa më shumë nivelin e kolagjenit? Të hiqni dorë nga këto gjashtë zakone të thjeshta në dukje, por ndoshta të vështira për t’u pranuar nga shumëkush.
#1 Reduktoni ekspozimin ndaj diellit dhe përdorni SPF çdo ditë
Rrezatimi ultravjollcë ndikon në prodhimin e kolagjenit në lëkurë, për shkak të oksidimit të prodhuar nga rrezet UV duke përshpejtuar shkatërrimin e kolagjenit dhe uljen e prodhimit të tij. Është e rëndësishme të përdorni kremra me faktorë mbrojtës nga dielli.
#2 Pini sa më shumë çaj jeshil dhe xhinxheri
Të dy këto lloj çajrash kanë veti anti-oksidante dhe anti-inflamatore sepse kanë përbërës të fuqishëm bimorë që ndihmojnë në parandalimin e humbjes së qelizave të kolagjenit.
#3 Shtoni ushqime të pasura me kolagjen
Supë me lëng kockash, toni, salmoni, produktet e qumështit apo arrat, të gjitha këto ushqime të pasura me vitamina dhe vlera të tjera ushqimore ndihmojnë në prodhimin e kolagjenit.
#4 Reduktoni yndyrat dhe sheqernat
Të gjitha ushqimet e pasura me yndyrna dhe sheqerna ndikojnë në prodhimin e kolagjenit dhe elastinës për shkak të proteinave me cilësi të ulët.
#5 Sa më shumë hidratim
Qelizat tona kanë nevojë për ujë për të rigjeneruar dhe eliminuar toksinat.
#6 Shmangni duhanin dhe alkoolin
Me siguri që ju e dini se sa negativisht ndikojnë ato në lëkurë, duke shkaktuar përkeqësimin e fibrave të kolagjenit dhe duke ndikuar në mbajtjen e lëngjeve dhe oksigjenimin e qelizave.