Connect with us

Politike

7 arsye pse Berishës i duhej dënimi i Salianjit

Nga Adriatik Doçi

Ndoshta është cinike të themi që Berisha ka ndërhyrë për t’a dënuar Salianjin, por dënimi i Salianjit, më shumë se kujtdo tjetër, i intereson Berishës.

Së pari, teston PD-në e drobitur se si mund t’a përdorë kur të dënohet vetë bashkë me dhëndrin zëhollë.

Së dyti, zhvendos vëmendjen nga dosja e tij e korrupsionit, faktet e të cilës kanë tronditur një pjesë të demokratëve.

Së treti, krijon një vend bosh në listën e kandidatëve për deputetë (në zonën e sigurisë).

Së katërti, dënimi i Salianjit nga gjyqtarët që i dhanë vulën Berishës po përdoret nga ky i fundit në funksion të retorikës ‘për të burgosurit politik’ në radhët e opozitës, për të lehtësuar peshën e dënimit të tij të mundshëm për korrupsion.

Së pesti, Sali Berisha ishte në dijeni të mbështjes së Metës ndaj Salianjit si kandidat i mundshëm i opozitës për kryeministër.

Së gjashti, Salianji ishte kundër planit të Berishës për t’i trashëguar PD-në Argitës.

Së shtati, Berisha do t’a përdorë dënimin e Salianjit për të justifikuar humbjen e zgjedhjeve

Advertisement