Lifestyle
7 përdorime fantastike të kosit për t’u dukur më e bukur
Ka disa ushqime që nuk ngelin vetëm në kuadrin e të ngrënit. Përkundrazi. Ato mund të përdoren për një shumëllojshmëri gjërash, sidomos në fushën e bukurisë.
Sot do të ndalemi tek kosi, duke qenë se në ditët e nxehta i kthejmë sytë nga ai.
Kosi është shumë i mirë për trajtimin e lëkurës dhe flokëve.
Ai ndihmon në:
Lëkurën e plasaritur
Zbutjen e flokëve
Zbutjen e thembrave të ashpra
Kurimin e zbokthit
Luftimin e akneve
Trajtimin e rrudhave
Trajtimin e akneve
Për të trajtuar lëkurën e plasaritur do ju nevojitet:
4 lugë gjelle kos
1 lugë gjelle mjaltë
1 lugë gjelle kakao pluhur
Udhëzime:
Të tri përbërësit i përzieni së bashku dhe i aplikoni në lëkurë. Pas 20 minutash e shpëlani fytyrën me ujë të bollshëm.
Për flokë të buta dhe kundër zbokthit, ju nevojitet:
1 filxhan kos
2 lugë gjelle lëng limoni
Udhëzime:
Aplikojeni maskën tek flokët tuaj dhe e shpëlani pas 1 ore.
Për poret e hapura
1 lugë gjelle kos
1 lugë gjelle lëng kastraveci
Udhëzime:
Aplikojeni tek faqet dhe e shpëlani fytyrën pas 15 minutash me ujë të vakët.
Për thembra të buta
Pasi keni larë mirë këmbët, aplikoni kosin dhe masazhojeni për 15 minuta.
Për rrudhat:
2 lugë gjelle kos
1 lugë gjelle mjaltë
Udhëzime:
Aplikojeni në fytyrë dhe e lini për 15 minuta.