Connect with us

Aktualitet

7-vjeçarja rrezikoi të mbytej teksa lahej, shpëtohet nga pushuesit

Një vajzë e mitur 7-vjeçare ka rrezikuar të mbytet në plazhin e Ranës se Hedhur në Shëngjin. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më pare, teksa vogëlushja po lahej në det. Kanë qenë pushues të tjerë të cilët kanë nxjerre nga uji vajzën dhe kanë sinjalizuar bluzat e bardha në lidhje me rastin. E mitura është marrë nga autoambulanca bashkë me personelin mjekësor dhe po merr mjekim në spitalin rajonal të Lezhës, raporton Top Channel.

Advertisement