Connect with us

Kronike

70-vjeçari gjendet pa shenja jete, ja dyshimet e policisë

Një 70-vjeçar është gjetur pa shenja jetë pasditen e së martës në anë të rrugës në Dukat-Fushë të Vlorës. Sipas njoftimit zyrtarë të Policisë, vdekja e tij dyshohet si ngjarje aksidentale ndërsa vijojnë hetimet.

NJOFTIMI I PLOTË:

Rreth orës 16:50, në Dukat-Fushë, në anë të rrugës, është gjetur pa shenja jete, shtetasi Q. H., rreth 70 vjeç, banues në Dukat. Paraprakisht dyshohet ngjarje aksidentale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkakut të humbjes së jetës së 70-vjeçarit Q. H.

Advertisement