Connect with us

Kronike

75-vjeçari vrau gruan dhe më pas vëllain, si ndodhi ngjarja

Krimi brenda familjes tronditi këtë të premte Gramshin. 75-vjeçari Xhavit Sinani ka vrarë me armë gjahu bashkëshorten Zeqine Sinani dhe vëllanë e tij Shaqir Sinani. Ndërkohë policia ka ndaluar autorin, ndërsa janë marrë në pyetje edhe familjarë të autorit të cilët janë shprehur të tronditur dhe se nuk kanë dijeni se çfarë mund ta ketë çuar 75-vjeçari të ndërmarrë këtë akt të rëndë.

Autori i krimi fillimisht ka vrarë me arë gjahu gruan e tij dhe më pas ka shkuar drejt banesës së vëllait, është afruar , vëllai i tij ndodhej në oborr më pas ka qëlluar duke  e lënë të vdekur Shaqir Sinani Familjarët pas krimit kanë njoftuar policinë, ku është bërë e mundur edhe ndalimi i autorit. Sipas burimeve policore dyshohet se 75-vjeçari vuan nga depresioni, por ky informacion nuk është konfirmuar. Familjarë të 65-vjeçarit Shaqir Sinani dhe autorit të krimit dhe bashkëshortes kanë dhënë dëshminë e tyre dhe janë shprehur të tronditur se nuk  e dinë arsyen e këtij krimi të rëndë.

Advertisement