Connect with us

Aktualitet

7600 policë për votën, do marrin në ruajtje 93 KZAZ dhe 5225 qendra votimi

Rreth 7600 punonjës policie dhe hetues kriminalë të trajnuar do të marrin përsipër ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike gjatë gjithë procesit elektoral, si dhe për të parandaluar dhe goditur çdo krim zgjedhor.

Vetëm gjatë kësaj fushate policia e shtetit ka referuar në SPAK 37 raste për krime zgjedhore të cilat po hetohen. Përveç angazhimit në takimet e fundit elektorale policia do të marrë në ruajtje të gjitha objektet ku do të zhvillohet numërimi i votave, duke garantuar siguri të plotë deri në përfundim të procesit.

Në mbarë vendin, Policia e Shtetit do të ruajë 93 objekte zgjedhore të KZAZ-ve dhe 5225 qendra votimi, me një forcë prej mbi 5300 efektivësh të shpërndarë në terren. Ditën e zgjedhjeve policia do të ndërhyjë vetëm nëse kërkohet ndërhyrja e saj nga komisionet e votimit

Dita e zgjedhjeve do të jetë sfiduese për policinë pasi njëkohësisht me to është e angazhuar edhe me aktivitetin ndërkombëtar “Giro d’Italia”e cila ka sjellë kufizime të ndjeshme në qarkullim.

 

Advertisement