Connect with us

Pinknews

8 vite pa Dr.Florin

Kanë kaluar plot 8 vite që kur Dr.Flori u nda nga jeta duke lënë një zbrastësi të madhe në zemrat jo vetëm të familjes por edhe publikut të shumtë që e përkrahi gjatë karrierës së tij.

Kujtimi për të mbetet i gjallë gjithmonë tek të gjithë dhe padyshim në përvjetorin e tij, nuk mungojnë dedikimet e ndjera për të.

Në orët e para të ditës së sotme, ka qenë bashkëhsortja e cila e ka kujtuar me një foto emocionuese të këngëtarit dhe vajzës së tij.

“Përgjithmonë”, ka shkruar Blerina krah fotos.

Në anën tjetër, Roland Hysi, bashkëpunëtori dhe miku i tij i ngushtë ka kujtuar sot mikun e tij të ndjerë me anë të disa vargjeve të shkruara nga ai dhe anëtari tjetër i grupit “West Side Family” Amir Shahini.

Advertisement