Connect with us

Aktualitet

9 vite nga shenjtërimi, Nënë Tereza me shpirtin sa vetë bota

5-shtatori shënon 9 vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës nga Papa Françesku. Në vitin 2016, Papa duke lexuar formulën e shenjtë në emër të Zotit, shpalli Nënë Terezën shenjtore, duke e quajtur Shën Tereza.

Shenjtërimi i Nënë Terezës, më 5 shtator 2016, e bëri murgeshën shqiptare të pavdekshme në sytë e katolikëve, por edhe të gjithë botës.

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur në mbarë botën si Nënë Tereza ka lindur më 26 gusht të 1910 në Shkup. Ajo gjatë gjithë jetës së saj u kujdes për njerëzit që ishin në nevojë.

Nënë Tereza është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke përfshirë: më 1962 Çmimin e Paqes dhe ne vitin 1979 Çmimin “Nobel për Paqe”.

Advertisement