Connect with us

Sport

95’ mbi vullkan/ Katër gola dhe një barazim 2-2 në superndeshjen Inter-Napoli

Interi dhe Napoli u përballen në ndeshjen e Serisë A që mund të ishte përcaktuese në luftën për titullin. Zikaltrit kishin shansin e artë të thellonin arratinë ndaj ndjekësve, ndërsa napolitanët duhet të fitonin medoemos që të mos humbisnin hapin e kreut e të rrezikonin një vend në katërshe. Gjithsesi cdo gje u mbyll ne barazim 2-2

Dimarko 9′ , Çalhanoglu 72′ (p)/ Mek Tominej 26′, 81′

KOMENTI LIVE:

90+3′ Shtylla i mohon golin armenit Henrik Mkhitarjan. Të pafat zikaltrit. (VIDEO) 

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

81′ GOOOOOL NAPOLI 2-2/ Rikthehet sërish baraspesha, përsëri ai, Skot Mek Tominej, që me instiktin e një bomberi, nuk fal. (VIDEO) 

72′ GOOOOL INTER 2-1/ Ekzekutim perfekt i Çalhanoglu nga pika e bardhë, zikaltrit sërish në avantazh. (VIDEO) 

68′ Rrahmani shkel Mkhitarjanin brenda zonës, pas konsultës me VAR-in, Doveri akordon penallti. Përjashtohet me karton të kuq edhe Antonio Konte. (VIDEO) + (VIDEO)

68′ Bastoni “flirton” me golin e avantazhit, tentativa e tij shkon ngjitur me shtyllën. (VIDEO) 

60′ Minuta të qeta, me zikaltrit që shfaqen disi më kërkues, por pa i hapur shumë telashe portierit të Napolit.

48′ Pranë golit Napoli, me Hojlund, tentativ e tij shkon ngjitur me shtyllën. (VIDEO) 

Mbyllet pjesa e parë! 

45+2′ Konfuzion në zonën e Interit, zikaltrit rrezikojnë të pësojnë golin e dytë, por fati është me ta. (VIDEO) 

44′ Pranë golit Interi me Markus Turam, por tentativa e tij u ndal nga portieri Milenkoviç-Saviç, që devijon në këndore. (VIDEO) 

26′ GOOOOOL NAPOLI 1-1/ Rikthehet baraspesha në San Siro, skuadra e Kontes realizon me anë të Skot Mek Tominej, që i shpëton mbulimit të Akanzhit, dhe godet saktë brenda zonës. (VIDEO) 

17′ Çalhanoglu provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

9′ GOOOOL INTER 1-0/ Zhbllokohet sfida, Dimarko kalon zikaltrit në avantazh, me një gjuajtje diagonale nga e majta, duke e dërguar topin në cepin e portës. (VIDEO) 

5′ Minuta të mira për Napolin, që ushtron presion në zonën e Interit.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

INTER (3-5-2): Zomer; Bisek, Akanzhi, Bastoni; Luis Henrike, Barela, Çalhanollu, Zielinski, Dimarko; Turam, Lautaro Martinez.
Trajner: Kristian Kivu.

NAPOLI (3-4-3): Milinkoviç-Saviç; Bukema, Rrahmani, Zhuan Zhezus; Di Lorenco, Lobotka, MekTominej, Spinacola; Politano, Hojlund, Elmas.
Trajner: Antonio Konte

Inter Napoli 2-2, gol e highlights: McTominay riprende due volte Chivu. Conte espulso | Sky Sport

Advertisement