Connect with us

Sport

Pas 41 vitesh, një film për golin e anuluar

Të dielën, më 10 maj 1981, Franca po përgatitet të festojë fitoren e François Mitterrand, por Italia ka epërsinë në futboll. Dy ditë para përfundimit të kampionatit, Roma udhëton drejt Torinos, për një ndeshje që padyshim do të përcaktonte emrin e fituesit të kampionatit të Serie A. Juventusi ishte përpara, i ndjekur me zjarr nga romakët që kërkojnë të fitojnë ‘scudetton’ e tyre të dytë që nga viti 1942. E luajtur në një fushë të lagur, ndeshja është e tensionuar, kur në minutën e 72-të, mbrojtësi roman Maurizio Turone, mposht portierin Dino Zoff me një goditje me kokë. Ai gëzohet, por goli anullohet menjëherë nga njeriu me të zeza, që i beson anësorit të linjës.

Një mbresë ende e pa mbyllur dyzet vjet pas fakteve

Romakët kundërshtojnë pozicionin jashtë loje. Por ndeshja rifillon. Rezultati përfundimtar: 0-0. Gjithçka mbetet për t’u përcaktuar në dy javët e fundit, por Roma nuk e ka më fatin në dorë. Vetëm nëntë orë më vonë afera mori vrull, kur goli i pavlefshëm u shfaq në televizion dhe u diskutua nga xhirimet.

Rreth 20.000 tifosi që kishin bërë udhëtimin për në Torino, i morën vesh diskutimet kur u kthyen në Romë, natën ose në rrugë në autogrille. Thashethemet u përhapën shpejt. Romakët nisën të shqiptojnë: “Goli i Turones ishte i rregullt”.

Më shumë se dyzet vjet më vonë, mbresa nuk është mbyllur. Drejtorët Francesco Miccichè dhe Lorenzo Rossi Espagnet intervistuan lojtarët e kohës nga Roma dhe Torino: Falcão, Pruzzo, Conti, Prandelli. Drejtues të vjetër të tifozerisë Ultrà Curva Sud në Stadio Olimpico, mbështetës të të gjitha llojeve, aktorë, gazetarë, shkrimtarë. Dhe, sigurisht, gjyqtarët e ndeshjes.

Pas 41 vitesh, një film për golin e anuluar që Romës i mohoi

Golashënuesi fatkeq Maurizio Turone (me të bardha) me ekipin e dokumentarit “Er gol de Turone era bono”.

Pastaj sytë i lagen…

Ata u përpoqën të zbulonin se çfarë ndodhi në të vërtetë në Stadio Comunale atë pasdite me shi të dendur. Pozicionimi i Turones në pasimin e Pruzzos nuk është aq i dukshëm dhe nuk do ta dimë kurrë të vërtetën. Mbetet një pasiguri e bukur dhe e dhimbshme.

E stërvitur nga Trapattoni, Juventusi do të fitonte ‘Scudetton’ e nëntëmbëdhjetë me dy pikë epërsi (fitorja atëhere vlerësohej me dy pikë) ndaj një prej skuadrave më të bukura të Romës, e cila do të përfundojë duke fituar Kupën e Italisë po atë vit, kundër Torinos dhe kampionatin e saj të dytë në 1983.

Golashënuesi i pafat Turone, 74 vjeç, jeton buzë detit, i cili nuk e kishte parë më golin e tij dhe kjo është padyshim ajo që është më prekëse në këtë dokumentar. Për herë të parë, ai e sheh veprimin. Më pas iu lotën sytë dhe rënkoi: “Era bono, il gol era bono…”. Një vajtim që dëgjohej kur u kthyen dritat në kinematë e Romës: “Er gol de Turone? Era bonissimo”…

Advertisement