Connect with us

Politike

Marëveshja e huas me SHBA-në/ Reagon Shehaj: Ata po vjedhin popullin

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në Kuvend dhe debatit të krijuar rreth incidentit me dokumentin konfidencial, duke deklaruar se nuk do të tërhiqet dhe se do të vijojë betejën politike.

Shehaj ka deklaruar se përpjekjet për ta përjashtuar nga Kuvendi nuk do ta ndalin, ndërsa paralajmëroi se do ta ankimojë çdo vendim në Gjykatën Kushtetuese. Ai u shpreh se përjashtimi i kërkuar ndaj tij është i pajustifikuar dhe akuzoi mazhorancën se po pengon opozitën të ushtrojë funksionin e saj.

Ai theksoi se çështja do të ndiqet edhe në rrugë ligjore dhe se, SPAK duhet të hetojë ngjarjet e ndodhura në Kuvend, ndërsa e cilësoi dokumentin në fjalë si publik dhe hodhi akuza ndaj mazhorancës për mënyrën se si e ka trajtuar situatën.

“Nuk dorëzohemi. Lufta jonë vazhdon. Do të kishim dashur që shfaqje të tilla mos të kishin ndodhur, por të bësh opozitë nuk është e lehtë. Të bësh opozitë duhet që në mënyra të ndryshme të kërkojmë hapësirat tona. Po kërkojmë që të bëjmë opozitë, pavarësisht sjelljes së kësaj mazhorance.

Është kërkesa e 4 në 5 muaj për të më përjashtuar nga Kuvendi. E di se çfarë ka vendosur Taulant balla dhe Rama. Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese. Përjashtimi 60 ditë është bërë për ata që hedhin mjete tymëse. Por kjo gjë nuk ka ndodhur. Nuk do të ndalemi, do të bëjmë opozitë. Prokurorët e SPAK do të hetojnë dhe zbulojnë se kush kanë marrë pjesë në pengimin tim në seancën e kaluar. Nuk mund të heshtim. Protestuesit kanë 60 ditë që protestojnë.

 Këta janë një tufë të korruptuar që duan të vazhdojnë të vjedhin. Ai dokument nuk kishte detaje, është dokument publik. Por këta për ta bërë me interesante, për t’u bërë servila, tregojnë me gjasme që po i mbështet Amerika. Pasi ata janë hajdutë dhe vjedhin popullin e vetë”, tha ai.

Advertisement