Connect with us

Rajon

Borrell fton Kosovën dhe Serbinë me urgjencë në Bruksel

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, deklaroi se pret në takim kryenegociatorët e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe theksoi se duhet të gjendet një zgjidhje para datës 21 nëntor, – datë kur edhe do të fillojnë gjobat në veri për ata që nuk kanë targat RKS.

Sipas Borrell, situata në Kosovë është më e rrezikshmja që nga viti 2013.

“Të dyja palët duhet të tregojnë urgjentisht gatishmëri për të gjetur një zgjidhje për të ulur tensionet. Është e papranueshme që të injorohen detyrimet që vijnë nga dialogu”, tha përfaqësuesi i Lartë i BE-së

Borrell gjithashtu i kërkoi serbëve që të kthehen në institucionet e Republikës së Kosovës, ndërsa Qeverisë së Kosovës që të tregojnë fleksibilitet në çështjen e targave. Ai gjithashtu përsëriti zgjidhjen që të dy vendet të punojnë drejt krijimit të Asociacionit të komunave më shumicë serbe.

Advertisement