Connect with us

Rajon

Kalofsh mirë në Bruksel

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti  I cili tha se nuk do të shkojë në Bruksel vetëm për targa, por për marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke.

Nga Norvegjia, ku edhe ndodhet për një vizitë zyrtare, presidenti serb ka përsëritur deklaratën e dhënë një ditë më herët se çështja e statusit të Kosovës është e mbyllur. Madje dhe nuk ka kursyer as ironinë.

“A ka thënë se për të çështja e statusit ka marrë fund?… Edhe për mua çështja e statusit ka marrë fund prej një kohe të gjatë, në pajtim me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të OKB-së. Nëse do të shkojë, le të shkojë, rrugë të mbarë. Kaloftë mirë në Bruksel,”– tha Vucic

Kryeministri Kurti, për gazetën gjermane ditë më parë u shpreh se në Bruksel shkon për të negociuar për marrëveshjen finale, që sipas tij, duhet të arrihet deri në pranverën e vitit 2023.

Të dy, Kurti dhe Vuçiç të hënën e shkuar dështuan të arrijnë marrëveshje për çështjen e targave të lëshuara nga Serbia, që më pas u arrit 2 ditë më vonë nga Besnik Bislimi dhe Peter Petkoviç.

Advertisement