Kronike
Mjeti bujqësor del nga rruga dhe zë poshtë drejtuesin, humb jetën në vendngjarje
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në fshatin Torovicë, në Lezhë.
Sipas të dhënave paraprake të siguruara, viktima ishte duke lëvizur me një mjet bujqësor, kur dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është zënë poshtë prej tij.
Për shkak të plagëve të marra, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.