Connect with us

Aktualitet

Përdorues i heroinës dhe bartës i virusit HIV/AIDS/ Ministria e Shëndetësisë kërkon hetim për rastin e 52-vjeçarit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nisur një hetim administrativ për trajtimin e rastit të një 52-vjeçari nga Durrësi, me qëllim verifikimin e procedurave të ndjekura nga strukturat shëndetësore dhe ato të shërbimit social.

Sipas njoftimit zyrtar, procesi do të përfshijë shqyrtimin e dokumentacionit shëndetësor dhe administrativ, si edhe vlerësimin e veprimeve dhe përgjegjësive të personave të përfshirë në menaxhimin dhe transportimin e pacientit. Për këtë qëllim, drejtues të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe të Shërbimit Social Shtetëror ndodhen në Durrës për të kryer verifikime në terren.

Pacienti ndodhet aktualisht në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku po merr trajtim në repartin e reanimacionit. Sipas ekipit mjekësor, gjendja e tij është e qëndrueshme pas ndërhyrjes së fundit kirurgjikale dhe, nëse ecuria vijon pozitive, pritet të transferohet në pavion.

Ministria thekson se hetimi synon zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe se, në përfundim të tij, do të merren masat administrative ose ligjore që do të rezultojnë të nevojshme.

Advertisement