Bota
Tragjike/ Rrëzohet avioni me 72 persona në bord
Një aeroplan me 72 persona në bord është rrëzuar në aeroportin Pokhara në Nepalin qendror dhe 16 trupa janë gjetur, thonë zyrtarët.
Avioni i Yeti Airlines po fluturonte nga Katmandu në Pokhara dhe u rrëzua në ulje, duke marrë flakë.
Në bord kishte 68 pasagjerë, përfshirë 10 shtetas të huaj dhe katër anëtarë të ekuipazhit, raporton Reuters
#Breaking
नेपाल में काठमांडू से पोखरा जा रहा येति एयरलाइंस का विमान दुर्घटनाग्रस्त, विमान पर 68 यात्री सवार थे।#Nepal #YetiAirLines pic.twitter.com/qTp7L3KyOI— Naval Kant Sinha | नवल कान्त सिन्हा (@navalkant) January 15, 2023
Ushtarët nepalezë janë përfshirë në operacionin e shpëtimit në vendin e rrëzimit pranë aeroportit të qytetit turistik.
“Ne presim të gjejmë më shumë trupa”, tha një zëdhënës i ushtrisë për Reuters, duke thënë se avioni “është copëtuar”.
Kryeministri Pushpa Kamal Dahal thirri një mbledhje urgjente të kabinetit të tij dhe u kërkoi agjencive shtetërore të punojnë në operacionet e shpëtimit.