Kronike
Plagosje me thikë në Tiranë, “zhduket” autori
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para pas mesnate në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.
Një shtetas i paidentifikuar ka goditur me thikë shtetasin O.D, 29 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 27.01.2023, rreth orës 02:10, te sheshi “Skënderbej”, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me mjet prerës thikë, shtetasin O. D., 29 vjeç.
Si pasojë 29-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimim dhe kapjen e autorit.