Rajon
Kryeministrja serbe: Kurti e dobëson pozicionin e tij sa herë i thotë “jo” asociacionit
Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç tha se këmbëngulja e Serbisë në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe forcon pozitën e Beogradit në dialog, ndërsa sipas saj, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e dobëson pozitën e Kosovës sa herë që thotë “jo”
Sipas mediave serbe, Bërnabiç e pati këtë reagim pas deklaratës së Kurtit se Asociacioni do të themelohet vetëm pas arritjes së marrëveshjes për njohje reciproke.
“Vuçiç u tregu largpamës që e ‘fitoi’ asociacionin me të gjitha kompetencat me Marrëveshjen e Brukselit dhe do të shohim se sa e zgjuar është kjo politikë në planin afatgjatë”, tha Brnabiç në TV Prva.
Sipas saj, “Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë” forcon pozitën e Beogradit në dialog dhe në raport me Rajonin e Ballkanit