Connect with us

Kosova

Asociacioni/ Opozita kërkon kujdes në raportet me aleatët

Presioni për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe po shtohet përpara çdo ditë e më shumë nga ndërkombëtarët, ndërsa ekzekutivi i Kosovës, së fundmi ka dalë me gjashtë kushte për formimin e tij.

Deputetët e partive opozitare adresuan kritika ndaj Qeverisë së Kosovës, dhe thanë se kjo çështje duhet të merret me seriozitet nga kryeministri Albin Kurti, i cili duhet të jetë në bashkëpunim me SHBA-në.

Sipas tyre, fakti që Qeveria nuk ishte e ftuar në lutjet e mëngjesit në SHBA, lë të nënkuptohet se mund të ketë dëmtim të marrëdhënieve me ShBA-në dhe se nuk ka arsyeje pse të formohet apo të propozohet plan i ri për Asociacionin.

Deputetë të PDK dhe LDK opozitare janë shprehur se kryeministri Kurti duhet të ketë kujdes në raport me perëndimorët, sepse falë tyre Kosova është e lire dhe e pavarur, dhese verpimet e gabura ndaj tyre rrezikojnë sigurinë e vendit.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj u shpreh se kryeministri Kurti “Me veprimet kryeneçe dhe me populizmat e tij po rrezikon seriozisht raportet me SHBA dhe BE.

Vet fakti që në ‘Lutjet e Mëngjesit’ në SHBA kanë udhëtuar të gjithë liderët e partive politike por edhe deputetë të partive politike dhe nuk ka patur asnjë ftesë për Qeverinë, sipas opozitës, tregon se ku e çuar Kosovën kryeministri Kurti.

Advertisement