Connect with us

Rajon

I pari, asociacioni/ Vuçiç: Parakusht për normalizimin e marrëdhënieve

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç priti përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, me të cilin diskutoi propozimin evropian, formimin e Unionit të Komunave Serbe dhe të tjera të nevojshme, hapa që synojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.

Presidenti Vuçic theksoi se Serbia po punon me përgjegjësi dhe është e përkushtuar për të negociuar për të arritur kompromis dhe zgjidhje të qëndrueshme, të nevojshme për një jetë normale dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët, me kufizime të përcaktuara qartë.

Vucic gjithashtu ritheksoi se formimi i Unionit të Komunave Serbe është parakusht për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe për sigurinë dhe mbrojtjen e të drejtave të popullit serb në Kosovë dhe Metohi.

 

Advertisement