Kosova
S’ka muzikë pa asociacion/ Lajçak: Duam të hapim ‘dasmën’ e BE
I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë ka folur për parakushtet rreth zbatimit të planit evropian, dhe si bazë theksoi formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.
Lajçak tha se nëse shikoni propozimin e BE-së, ai flet për normalizim, dhe jo për ndonjë lloj kapitullimi.
Diplomati ka përsëritur disa herë se Asociacioni i Komunave Serbe duhet të formohet dhe ka theksuar se “nëse nuk ka asociacion, nuk ka marrëveshje”.
Qëllimi, tha Lajçak, nuk është që dikush të fitojë apo të humbasë. “Qëllimi është të kërkojmë një situatë të favorshme dhe të hapim derën evropiane”.