Kosova
Nekrologji, marrëveshja vdiq/ Timothy Less: Serbia do autonomi
Të shtunën më 18 mars, Kosova dhe Serbia do të ulen sërish në tryezën e bisedimeve për të diskutuar mbi marrëveshjen e propozuar nga Bashkimi Evropian. Në lidhje me keta ka folur edhe Diplomati britanik, Timothy Less, I cili vlerëson se kjo marrëveshje do t’i hapte rrugë Kosovës për njohje të plotë nga Bashkësia Ndërkombëtare.
Megjithatë, ai ka kritikuar qasjen e Bashkimit Evropian, për mungesën e një plani se si do të zbatohen këto marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë dhe si problemin kryesor, diplomati britanik sheh pikën shtatë të marrëveshje ku flitet për një formë autonomie për komunitetin serb në Kosovë.
Sipas tij, kjo mund të ndikojë në dështimin e negociatave mes të dyja shteteve.
“Pika shtatë e marrëveshjes ngre një sërë skenarësh. Serbia do kerkoje autonomi më të gjerë të mundshme për serbë, në mënyrë ideale për ta- diçka ekuivalente me Republikën Serbe, e përcaktuar nga një kufi i qartë administrativ. Në anën tjetër, Kosova do të shtyjë për autonomi sa më të kufizuar të serbëve. Ndërkohë BE-ja dhe SHBA-ja do të përpiqen t’i pajtojnë këto qëndrime duke bërë thirrje për diçka në mes. Mendimi im është se çështja e autonomisë për serbët është më e vështira në marrëveshje dhe ajo për të cilën marrëveshja ose do të jetojë ose do të vdesë”, tha Less.