Connect with us

Rajon

Drecun eskalon për asociacionin: Serbët në Kosovë po terrorizohen

Milovan Drecun, president i të ashtuquajturit Komision Parlamentar për Kosovën në Serbi, ka dalë me deklarata të ashpra e të paqëndrueshme për trajtimin e serbëve në Kosovës.

Duke folur për Sputnik, ai tha se sulmet e fundit në pronat e serbëve në Kosovë përfaqësojnë vazhdimin e terrorizimit të popullit serb dhe ka fajësuar institucionet e Kosovës.

“Qëndrimi pasiv i policisë, prokurorisë dhe gjykatave, sidomos pas ardhjes në pushtet të Albin Kurtit, inkurajon sulmet ndaj popullit serb dhe ekstremistët e përdorin atë, sepse e dinë se nuk do të dënohen për veprimet e tyre,”- ka thënë Drecun

Ai më tej ka shtuar se këto gjëra nuk po shihen si incidente të rënda as nga përfaqësuesit ndërkombëtarë.

“Ne po shohim këtu një fushatë sistematike që synon përfundimin e punës së nisur nga UÇK-ja terroriste, që është largimi i plotë i popullit serb nga Kosova, dhe kjo është pjesë përbërëse e përfundimit të spastrimit etnik,”- ka thënë Drecun.

Bëhet e ditur se referuar Asociacionit, ai më tej ka nënvizuar se ky është vetëm një tregues se serbët në Kosovë kanë nevojë për një mekanizëm institucional shtesë për t’u mbrojtur dhe jo për të qenë qytetarë të dorës së dytë.

Advertisement