Rajon
‘Përralla e Albinit’/ Vucic: Asociacion vetëm sipas Isa Mustafës
Në një konferencë për media, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçic, tha se asociacioni i Komunave të banuara me shumicë serbe “duhet të formohet vetëm në bazë të parimeve të nënshkruara me ish-Kryeministrin e Kosovës Isa Mustafën”
“Albin Kurti dhe Perëndimi të mos luajnë përralla me Serbinë rreth Kushtetutës së Kosovës”, tha presidenti serb dhe shtoi se krahas Asociacionit do të kërkojë edhe tërheqjen e njësive speciale të Kosovës nga ato zona.
“Nuk mund të na mashtroni dhe gënjeni në të ardhmen. Madje edhe në Planin e tyre të Zbatimit, edhe mospengimi i anëtarësimit në organizata ndërkombëtare është prapa Asociacionit. Po qe se ne do të votojmë për diçka dhe ata nuk përmbushin asgjë, nuk do ta bëjmë”, tha Vuçic.
Për këtë arsye, vazhdoi të thotë ai, Serbia nuk ka nënshkruar asgjë. Me këtë duke iu referuar Marrëveshjes Bazë për normalizim të marrëdhënieve si dhe Nenit 4 për mospengimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. “