Connect with us

Kronike

‘U dhunua vëllai i deputetit’, policia përgënjeshtron lajmin

Policia ka përgenjeshtruar lajmin e qarkulluar në media se vëllai i deputetit demokrat Bledion Nallbati, Alti është dhunuar nga dy persona. Policia njofton se pas qarkullimit në media të lajmit, kanë marrë në pyetje të tre personat e përfshirë në ngjarje dhe ata kanë mohuar të kenë probleme me njëri-tjetrin.

Njoftim i Policisë:

DVP Korçë/Sqarim Në lidhje me një lajm të publikuar në rrjete sociale se në Devoll, dy vëllezër shtetasit O. Z. dhe B. Z., janë konfliktuar dhe e kanë dhunuar vëllain e deputetit të PD, shtetasin A. N., ju sqarojmë se lajmi është i pavërtetë. Nga ana e Specialistëve për Hetimin e Krimit u kërkua të paraqiteshin në Komisariatin e Policisë Devoll dy vëllezërit O. Z. dhe B. Z., si dhe shtetasi A. N., të cilët janë pyetur dhe intervistuar në lidhje me ngjarjen e pretenduar. Tre shtetasit kanë deklaruar se nuk janë konfliktuar dhe se nuk kanë probleme me njëri-tjetrin. Pas intervistimit të kryer, të tre shtetasit janë lënë të lirë. Drejtoria Vendore e Policisë Korçë kërkon mirëkuptimin e mediave që para se të publikojnë lajme, të kërkojnë informacion zyrtar pranë DVP Korçë.

Kronike

I vuri flakën vetes me be*nzinë, 63-vjeçari nuk u mbijeton plagëve të marra

Ka ndërruar jetë 63-vjeçari, i cili më 30 Maj i vuri flakën vetes tek në Unazën e Madhe në afërsi të Farkës.

Viktima me iniciale N.Sh., i cili dyshohet se u vetëdogj me benzinë, ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 30.05.2024, ku në Unazën e Madhe, krahu lindor me drejtim lëvizje Teg, (në afërsi të Farkës), ka tentuar të vetëdigjet me lëndë djegëse, dyshohet benzinë, shtetasi N. Sh., 63 vjeç, si pasojë e plagëve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë ditën e djeshme”, raporton policia.

Continue Reading

Kronike

Detaje/ Aksidenti në minierën e kromit, minatori 60-vjeçar u godit nga masivi i gurëve

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë te dielë në një nga galeritë e kromit në minierën e Bulqizës. Një 60-vjeçar humbi jetën në frontin e punës pasi u godit nga një masiv gurësh.

60-vjeçari Zeni Murati mësohet se ka ndërruar jetë në vend si pasojë e goditjes së marrë nga masivi i gurëve.

Kolegët e tij e kanë patur të pamundur shpëtimin e jetës për shkak të plagëve të marra.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor i cili pritet të hedhë më shumë dritë mbi rrethanat e aksidentit fatal.

 

 

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë një tjetër minator humbi jetën në një galeri kromi në Martanesh.

40 vjeçari Hajdar Bala humbi jetën në vend, ndërsa u plagos rëndë edhe një 29 vjeçar.

Continue Reading

Kronike

Kërcënuan me ar*më zj*arri ish-fqinjin për konfliktin e vjetër, arrestohet 32-vjeçari

Një 32-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Durrës, ndërsa vëllai i tij është shpallur në kërkim pasi të dy kanë kërcënuar me armë zjarri një tjetër të ri.

Raportohet se 2 vëllezërit sapo kanë marrë vesh që shtetasi K. P., 20 vjeç, (ish-fqinj i tyre) ishte kthyer në Shqipëri, për shkak të mosmarrëveshjeve të mëparshme (për një përplasje automjetesh), e kanë pikasur në një servis, në afërsi të lokalit të tyre, 20-vjeçarin, dhe janë konfliktuar me të, ku njëri prej tyre (shtetasi i shpallur në kërkim) e ka kanosur me armë zjarri, duke qëlluar një herë me pistoletë, por falë ndërhyrjes në kohë të Policisë, u parandalua përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit me armë.

Njoftimi i policisë:

Kanosën me armë zjarri, për motive të dobëta, një 20-vjeçar, ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë, parandalon përshkallëzimin e konfliktit.

 

 

Vihet në pranga njëri prej vëllezërve dhe vijon puna për kapjen e vëllait tjetër.

Shërbimet e Policisë, pas njoftimit se në lagjen nr. 17/1 Durrës, po ndodhte një konflikt mes disa shtetasve dhe se njëri prej tyre kishte armë zjarri me vete, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë.

Shtetasi që posedonte armën e zjarrit pistoletë, sapo ka parë Policinë, është larguar me shpejtësi. Shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e tij.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. G., 32 vjeç dhe shpallën në kërkim vëllanë e tij, shtetasin Gj. G., 25 vjeç, banues në Durrës.

2 vëllezërit sapo kanë marrë vesh që shtetasi K. P., 20 vjeç, (ish-fqinj i tyre) ishte kthyer në Shqipëri, për shkak të mosmarrëveshjeve të mëparshme (për një përplasje automjetesh), kanë konstatuar në një servis, në afërsi të lokalit të tyre, 20-vjeçarin, dhe janë konfliktuar me të, ku njëri prej tyre (shtetasi i shpallur në kërkim) e ka kanosur me armë zjarri, duke qëlluar një herë me pistoletë, por falë ndërhyrjes në kohë të Policisië, u parandalua përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit me armë.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në zonë për lokalizimin dhe kapjen e 25-vjeçarit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë vijojnë punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme pr veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Përndjekja” , ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarakedhe e municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Continue Reading

Kronike

Italia dëbon Andrea Kercanaj, i cilësuar si bosi shqiptar i Frosinones

Një 47 vjeçar shqiptar i cilësuar nga mediat italiane si bosi shqiptar i Frosinones është dëbuar nga Italia. Mësohet se Andrea  Kercanaj është riatdhesuar mbrëmjen e së premtes, 31 maj 2024.

Andrea Kercanaj, 47 vjeç, një figurë udhëheqëse e krimit shqiptar në Frosinone, qarkullonte me armë në qendër të qytetit të shndërruar në një supermarket për shitje droge. Gjithashtu Kercanaj, në vitin 2021, u përfshi në përplasje me armë zjarri në burgun e Frosinone. Alessio Peluso, i njohur si O Niro, shefi i lagjes veriore të Mianos në Napoli, i cili donte të hakmerrej për një rrahje të pësuar disa ditë më parë, qëlloi me një armë të dorëzuar me dron.

Continue Reading

Kronike

Tragjike/ Aksidentohet për vdekje minatori në Bulqizë

Rreth orës 11.30, është dërguar në spital pa shenja jete, shtetasi Z.M., rreth 60 vjeç, i cili dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar, në Bulqizë.

Policia po shoqëron personat përgjegjës, ndërkoh grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING