Kosova
Publikohet artikulli/ Ky ishte mesazhi i fortë që Macron i dha Kurtit
“Serbia dhe Kosova: Shtytja fatkeqe e Perëndimit për të mbyllur ndasitë” – Është ky titulli i nje artikulli te shkruar nga Marton Dunai dhe i publikuar në ‘Financial Times’ në lidhje me zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi. Aty zbulohet edhe një detaj mjaft interesant ku përfshihet presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Në këtë artikull tregohet edhe se si zëdhënësi i punëve të jashtme në BE, Peter Stano, para disa ditëve kishte deklaruar se Kurti kishte “shkelur germën dhe shpirtin e marrëveshjeve të Brukselit”.
Por, pjesa më interesante e artikullit ka të bëjë me disa informacione që i ofron një “zyrtar evropian” që ka mbetur anonim.
Sipas ‘Financial Times’, presidenti francez Emmanuel Macron, i ka dhene një mesazh të fortë Kurtit: duhet ta bësh asociacionin prioritet nëse do që gjërat të shkojnë përpara. Ai po ashtu I ka shkruar Kurtit se “Kosova nuk duhej të vazhdonte të kthehej mbrapa apo të ndryshonte pozicionet e saj.”
Franca eshte përfshirë më shumë se asnjëherë tjetër në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri Kurti e kishte përmendur në disa raste këshilltarin e presidentit Macron, z. Emmanuel Bonne, për rolin e tij në propozimin franko-gjerman prej të cilit derivoi më pas edhe Marrëveshja e Rrugës për Normalizimin e Marrëdhënieve e arritur më 27 shkurt Bruksel.