Connect with us

Rajon

Vuçiç përplaset me Escobar për asociacionin

Presidenti serb Aleksander Vucic ka reaguar ndaj të dërguarit të posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në lidhje me deklaratën e tij se SHBA-të janë në pritje të propozimit të Prishtinës për asociacionin, “për të ripërtërirë materialin” dhe për të lexuar se çfarë shkruhet në Marrëveshjen e Brukselit.

“Lexo se çfarë është shkruar në Marrëveshjen e Brukselit dhe anekset e saj, në parim. Autoritetet e Prishtinës nuk kanë asnjë autoritet apo kompetencë”, tha Vuçiç teksa dhe ka folur per vendosjen e flamurit e Kosovës në ndërtesën e komunës në pjesën veriore të Mitrovicës. Ai ka paralajmeruar Prishtina nuk eshte e interesuar per asociacionin

Duke komentuar deklaratën e Borrell në lidhje me refuzimin e Serbisë per ti vendosur sanksione Rusise per shkak te intervenimit ushtarak ne Ukraine, presidenti serb tha se diplomati i Bashkit Europian ka te drejte

“Serbia është e vetmja që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë”, tha Vuçiç dhe theksoi se Serbia është e vetmja që e bën politikën e saj në mënyrë të pavarur

Advertisement