Connect with us

Politike

Rritja e çmimit të energjisë/ Tabaku-Ramës: E kaluat lumin e zgjedhjeve

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Përmes një reagimi zyrtar, Tabaku thotë se Rama tashmë është i sigurtë që të bëjë këtë rritje, pasi kaloi ‘lumin e zgjedhjeve lokale’.

Duke i etiketuar ‘qeveria e pakicës’, ajo shton se qeveria tashmë po flet me gjuhën e rritjes së çmimit.

‘KM pasi kaloi lumin e zgjedhjeve lokale ndjehet i sigurtë për të kaluar rritjen e çmimit të energjisë për 95% të shqiptarëve. Ironike! Nga vjet çmimi energjisë veç ka rënë! Të gjithë flasin për diversifikim portofoli të energjisë, qeveria flet për rritje çmimi! Qeveria e pakicës!’

Ditën e sotme, gjatë seancës së Kuvendit, lryeministri Edi Rama, paralajmëroi sërish vendosjen e fashës për energjinë elektrike gjatë muajve të verës. Ai tha se vlera që paguajnë familjet nuk është vlera reale e faturës, pasi qeveria po mbron familjet.

“Ajo që paguajnë familjet nuk është vlera reale e faturës. Familjet shqiptare dhe biznesi i vogël paguan ekzaktësisht sa paguante me çmimin përpara krizës. Ka rënë çmimi i energjisë në tregun ndërkombëtar, por nuk është kthyer aty ku ishte dhe qeveria ka pasur dhe ka vullnetin e plotë që të vazhdojë të paguajë, ndërkohë që me ardhjen e verës, konsumi do të rritet në mënyrë të ndjeshme përsëri dhe ne do të duhet të hapim diskutimin e fashës”, tha Rama.

Advertisement