Aktualitet
Shirat masiv shkaktojnë përmbytje, uji hyn në disa biznese
Disa zona të Korçës janë përmbytur këtë të mërkurë si pasojë e motit të keq.
Pas reshjeve të dendura të shiut, uji ka vërshuar në rrugë ndërsa ka shkaktuar përmbytjen e disa bizneseve dhe garazheve në lagjen 18 të qytetit.
Situatë e rënduar për qarkullimin e mjeteve edhe në rrugën përgjatë parkut “Rinia”.