Connect with us

Kosova

Albin Kurti për HardTalk të BBC/ Deklaratë e fortë për SHBA dhe BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova rregullisht komunikon dhe koordinohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Në një intervistë për BBC, teksa është pyetur se a është i gatshëm të veprojë për ta deeskaluar situatën, Kurti ka ritheksuar se për këtë ai ka ofruar edhe zgjedhje të parakohshme në katër komunat veriore.

Kurti gjithashtu ka theksuar se Kosova është një vend demokratik kurse Serbia sipas tij është një regjim hibrid më tepër autokratik.

“Vuçiç më sulmon çdo ditë, ndonjëherë disa herë në ditë, por Kosova është një vend demokratik, me orientim properëndimor, sipas Transparency International, për Freedom House, Kosova është një vend demokratik ndërsa Serbia është një regjim hibrid më tepër autokratik, kështu që ne jemi pro BE-së, pro NATO-s dhe pro SHBA-së. Serbia është shumë e lidhur me Kremlinin” – tha kryeministri Kurti.

 

Advertisement