Connect with us

Rajon

Vuçiç: S’duan asociacion, s’duan një Republikë Serbe, çfarë të keqe ka RS?

Serbët janë parë gjithmonë si një faktor destruktiv dhe është e vërtetë se ekziston një matricë që “çdokujt t’u jepet gjithçka dhe serbëve t’u merret gjithçka”, ka deklaruar presidenti serb Aleksandar Vuçiç.
Ai u shpreh se ndaj serbëve nuk zbatohen “vetëm standarde të dyfishta, por edhe më shumë se kaq”.
Vucic gjithashtu është ankuar se “serbët në Kosovë keqtrajtohen çdo ditë”.

“Kur flasin për Asociacionin, ata i shajnë serbët, shajnë Republikën Serbe. Çdo herë thonë se nuk duam Republikën Serbe, e çfarë të keqe ka në Republikën Serbe? A thua se Republika Serbe nuk duhet të ekzistojë? Doni të fusni Teorinë e Budakut apo zbatimin e parimeve të Hitlerit?”, pyeti Vuçiç

Advertisement