Connect with us

Politike

Kulla në Tiranë/ Berisha: Zhurmë e Ramës për të hequr vëmendjen nga inceneratorët

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur akuzave lidhur me ndërtimin e kullës në qendër të Tiranës. Berisha tha se janë shpifje.

Pyetje: Kulla në pranë Pallatit të Kulturës , një nga pronarët ka financuar Foltoren çfarë mund të thoni?

Berisha: Shpifje nga kuzhina Fuga-Veliaj. E gjithë përpjekja është të krijojë një zhurmë për të shuar flakët e djegësit të Tiranës që nuk ekzistojnë. Gjatë qeverisjes së PD, Sali Berisha nuk ka dhënë asnjë leje për asnjë kullë. Plani që ka miratuar Këshilli Kombëtar ka qenë për ndërtimin e ndërtesave 6-8 kate në të gjithë territorin e Tiranës. Janë shpifarakë të mjerë. Duhet të bëhesh shpifës i kalibrit të Ymer Bazes apo Bolinos që të nxjerrësh shpifje të tilla.

Advertisement