Connect with us

Rajon

Vuçiç i reagon ashpër Von Cramon/ Serbia armë Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i është kundërpërgjigjur raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon e cila tha se kreu i shtetit serb u takua me Volodymyr Zelenskyn në Athinë për të ushtruar presion mbi Ukrainën si dhe për një marrëveshje mbi armët në këmbim të mosnjohjes së Kosovës.

Vuçiq ka theksuar se nuk ka asnjë vend në botë që mund t’i bëjë presion Ukrainës.

“Ajo grua tha se Vuçiç është një superfuqi botërore që, imagjinoni, po i bën presion Ukrainës. Nuk ka asnjë vend në botë që mund të bëjë presion ndaj Ukrainës, përveç, sipas Viola von Cramon, Aleksandër Vuçicit dhe Serbisë. Nëse nuk do të ishte trishtuese, do të ishte qesharake.Kjo tregon se sa shumë ajo e urren Serbinë dhe politikën e pavarur dhe liridashëse të saj” – deklaroi presidenti Vucic

Advertisement