LAJMI I FUNDIT
Basha mbledh Këshillin Kombëtar, largon Berishistët
Kryetari i PD-së largon Berishistët. Anëtarëve të Këshillit Kombëtar i propozon emrat e rinj që do të zëvendësojnë ‘kundërshtarët e tij’. Në vend të Gazmend Bardhit propozon Enkelejd Alibeaj në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së. Flutura Açka, Kreshnik Çollaku, Orjola Pampuri, Roland Bejko janë 4 emrat e propozuar nga Basha për postin e nënkryetarit dhe njëri prej tyre do të mbajë dhe postin e kryetarit të grupit parlamentar të PD-së të cilin do ia delegojë Basha. Kryetari i PD-së Lulzim Basha mblodhi sot këshillin kombëtar për të ringritur Partinë Demokratike me premtimin për ti dhënë shqiptarëve një opozitë të denjë ballore dhe pa kompromis përballë qeverisë Rama. Basha premton se në dy muaj strukturat e PD-së do të marrin formë, ndërsa bëri një mea kulpa për faktin pse PD nuk del me kandidat në zgjedhjet e Kukësit. Dha dhe një premtim
“Respektuam vullnetin e degës së Kukësit për të mos nxjerrë kandidtatë sepse është faji jonë që u morëm me debate dhe jo ringrijten e PD-së. Kjo është hera e fundit që PD nuk ka kandidat në procese elektorale. Brenda 31 marsit të kemi gati 140 kandidatë për deputetë” deklaroi kryetari i PD-së Lulzim Basha në fjalimin e tij në këshillin kombëtar.
Më 2 shtator Basha mblodhi Kuvendin kombëtar të PD-së, ku u miratuan ndryshimet statutore, sipas të cilit kryetari i PD-së merr dhe postin e kreut të grupit parlamentar të PD-së.
Basha ‘thumbon’ Berishën: Të japim prova se ua kemi lënë të tjerëve obsesionin për karrige
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka thumbuar ish-kryeministrin Sali Berisha, teksa u shpreh gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar se forca e tyre politike do të angazhohet për të qenë më pranë njerëzve dhe se “obsesionin për karrige ua kemi lënë të tjerëve”.
Për shkak të rraskapitjes në beteja të brendshme, nuk u kushtuam vëmendje të mjaftueshme qytetarëve. Për fëmijët e shqiptarëve dhe mirë-arsimimin e tyre. Për nxjerrjen nga kolapsi të shëndetësisë. Për të krijuar kushtet që qytetarët të kenë punësim, paga më të mira, dhe kostot e jetesës të përballueshme. Që familjet shqiptare të kenë një jetë të dinjitetshme, e të rinjtë të mos kenë frikë për të ndërtuar familjen e tyre këtu.
Ndaj na takon ne të japim prova se ua kemi lënë të tjerëve obsesionin për karrike. Sepse kemi një tjetër prioritet, atë për të qenë sa më pranë njerëzve, për të qenë zëri i tyre, dera ku të trokasin për të gjetur zgjidhje për gjitha shqetësimet e mëdha e të vogla që ata kanë.
Kjo është një përgjegjësi e madhe dhe është e detyra jonë t’ju dëshmojmë qytetarëve se në përfundim të këtij riorganizmini, ne do jemi në krah të tyre, duke i shërbyer interesit publik.
Enkelejd Alibeaj do të zëvendësojë Gazmend Bardhin në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së.
Xhemal Bushati propozohet për kryetar të Këshillit Kombëtar, ish kandidati i PD-së në garën për Shkodrën në zgjedhjet e pjesshme të vitit të kaluar.
Nënkryetarë propozohen
Flutura Açka
Kreshnik Çollaku
Orjola Pampuri
Roland Bejko
Jemin Gjana kryetari i Komisionit Zgjedhor.
PD pa kandidat në zgjedhjet e Kukësit, Basha: Kjo është hera e fundit! Brenda 31 marsit 140 kandidatë për deputetë
Respektuam vullnetin e degës së Kukësit për të mos nxjerrë kandidtatë sepse është faji jonë që u morëm me debate dhe jo ringrijten e PD-së. Kjo është hera e fundit që PD nuk ka kandidat në procese elektorale” kështu deklaroi kryetari i PD-së Lulzim Basha në fjalimin e tij në këshillin kombëtar.
“Të jemi në terren për të ringritur partinë” nënvizoi më tej ai.