Connect with us

Kosova

Cili është roli i Kishës Ortodokse Serbe në ngjarjet tragjike në Kosovë?

Roli i Kishës Ortodokse Serbe në ngjarjet tragjike në Kosovë është shumë interesant, sepse, ashtu si në Mal të Zi, ajo ishte levë dhe instrument kyç për dhunën dhe destabilizimin e fqinjëve – tha historiani serb Milivoj Bešlin për Danas.

Duke komentuar sulmin e armatosur të serbëve në fshatin Banjskë ndaj policëve të Kosovës dhe vrasjen e njërit prej tyre, që ndodhi rreth manastirit atje, ai u shpreh se “kushdo që ka qenë brenda dhe rreth manastirit, është e qartë se aty gjeti një strehë dhe shtëpi të sigurt për ta vënë në funksion të aktiviteteve terroriste”.

Sipas tij, kisha ishte gjithashtu një shtëpi e sigurt edhe në Bosnje dhe Hercegovinë për krimet e luftës.

Kujtojmë se Dioqeza e Rashko-Prizrenit , në kuadër të Kishës Ortodokse Serbe, më 25 shtator ka njoftuar se EULEX-i dhe policia e Kosovës kanë kryer një hetim atë ditë në manastirin e Banjskës në veri të Kosovës dhe ata në oborrin e manastirit gjetën armë zjarri dhe pajisje të tjera ushtarake “të cilat u braktisën nga njerëzit e armatosur teksa morren arratinë’

Më herët, po më 25 shtator, dioqeza lëshoi një deklaratë – të cilën më vonë e fshiu – ku thuhej se në manastir nuk u gjetën armë.

Historiani Milivoj Bešlin tha se shpreson qe hetimi i pavarur do të përcaktojë se deri në çfarë mase ishte përfshirë regjimi në Beograd dhe në çfarë mase kreu i qeverisë eshte nxitësi i dhunës, sponsorizues i aksionit terrorist dhe nëse gjithcka ishte një përpjekje e dështuar për të filluar një luftë e re në Ballkanin Perëndimor.

“Me dhunën e planifikuar të dielën, u kaluan të gjitha vijat e kuqe, rajoni u gjend në prag të një lufte të re, vdiqën njerëz dhe kështu dështoi edhe strategjia e ambasadorit amerikan ne Beograd Hill dhe emisarit Escobar për besim të pakufizuar ndaj Vuçicit dhe politikës së tij. Të dielën nuk mungoi asgjë si vazhdimësi e plotë e politikën kriminale të Sllobodan Milloshevicit” – theksoi historian serb per ‘Danas’

Advertisement