Connect with us

Kronike

E fundit/ Shoferi i dehur shkakton aksident të trefishtë në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 37 vjeçar, pasi në gjendje të dehur është përplasur me tre automjete të parkuara.

Në pranga ka rënë shtetasi K.Sh.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin K. Sh., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me tre automjete të parkuara, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Advertisement