Connect with us

Kosova

Aplikon për azilant politik, Bogdanoviç merr arratinë dhe status mbrojtjeje në Zvicër

Boban Bogdanoviç, kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, dhe opozitari mediatik më i madh i presidentit serb Aleksandër Vuçiçit, është larguar përfundimisht nga Serbia, teksa dje ka njoftuar se ka aplikuar për azil politik në Zvicër.

“Sapo kam aplikuar për azil politik dhe status mbrojtjeje në aeroportin e Zyrihut” – ka shkruar Bogdanoviq në platformën X.

Njoftimin për arratisje nga Serbia ai e ka dhënë në po atë platformë, duke numëruar me rend arsyet e largimit të tij.

“U largova nga Serbia dhe diktatura e nazistit Aleksandër Vuçiç, i cili së bashku me Aleksandër Vulin, Shërbimin Sekret serb BIA dhe Zvonko Veselinoviçin, udhëheq klanin më të madh kriminal në Evropë! Unë u largova nga Serbia, vendi që sponsorizon terrorizmin ndërkombëtar! E lashë djepin më të madh të së keqes në Ballkanin Perëndimor” –  ka shkruar Bogdanoviç në X.

Advertisement