Connect with us

Politike

Asamblenë e Zgjeruar/ Rama: Buxheti për 2024-ën ka 400 mln euro për rritje pagash

Partia Socialiste ka mbledhur ditën e sotme Asamblenë e Zgjeruar në qytetin e Pogradecit, nga ku ka mbajtur një fjalë edhe kryeministri Edi Rama.

Rama u shpreh se sipas raportit të FMN, Shqipëria është një nga vendet me ekonomitë më rezistente të rajonit.

Kreu i qeverisë theksoi se për vitin 2024 buxheti parashikon 400 milionë euro për rritje pagash, gjë që sipas tij do e vlerësojë pagën mesatare në sektorin publik me 900 euro.

“Në vend që të mbash barrën  e të punuarit për dikë tjetër në Angli, Itali apo Greqi e çdokund tjetër dhe në fund nuk të ngelet gjë, të investosh kursimet në cilindo fshat, është e sigurt që në fund të muajit të lë me diçka. Këtë sot nuk e them unë, por faktet e atyre që e kanë bërë këtë. Është një kullë në fund të botës, në Bulqizë dhe nëse shihni historinë e kësaj kulle, si është transformuar në destinacion turistik dhe tani ajo nxjerr fitim.

 

 

Koha kur shkoje në Europë dhe mund të kurseje mjaftueshëm për të imagjinuar për të bërë plot gjëra nuk është më. Krahasimet rrogë më rrogë nuk vlejnë, vlen çfarë mbetet në fund, sidomos për të rinjtë. Çfarë vlere ka të punosh për të tjerët dhe në fund nuk merr asgjë dhe pse kë gjërat e domosdoshme dhe të përditshme.

Sot kemi në dorë raportin e FMN që thotë se vendi ka një nga ekonomitë më rezistente të rajonit. Kemi një zbritje të borxhit që nuk e kemi pasur asnjëherë, shkojmë te 60%-ëshi. Ju e dini sa na duhej të përballeshim me borxhin pasi u përballëm me tërmet dhe pandemi që nuk i kishim në dorë. Nëse ekonomia nuk është rezistente nuk zbret borxhi.

Fakti tjetër është që në vitin 2024 ne do të kemi 400 mln euro për rritje pagash. Paga mesatare në sektorin publik do të shkojë 900 euro, kemi krijuar mundësi”, u shpreh ai mes të tjerash.

Advertisement