Connect with us

Sport

Emocione të forta, kuqezinjtë fluturojnë drejt Moldavisë

Djemtë tanë të Kombëtares u nisën sot drejt përballjes së tyre të radhës kundër Moldavisë me “Air Albania”.

Kjo ndeshje është një moment final për kuqezinjtë, drejt sigurimit të vendit të lakmuar në EURO 2024.

Kur ora e të nesërmes do të shënojë 17:00, dyert e stadiumit do të hapen për tifozët e të dyja skuadrave, të cilët priten të mbushin stadiumin me oshëtimat për fitore, teksa presin që topi i parë të luhet në orën 19:00.

A do të arrijë Shqipëria fitoren e radhës ndaj Moldavisë, apo do të kemi një rezultat krenar për Moldavët? Kjo mbetet për t’u parë, teksa emocionet e forta do të ndihen edhe jashtë fushës.

Kryeqyteti i Moldavisë, Cishinau do të presë ngrohtë të dyja tifozeritë duke ju ofruar muzikë dhe, pijen kombëtare moldave, izvar.

Advertisement