Sport
Shqipëria “luan” me skenarët, tek cila vazo do përfundojë në rast fitoreje me Ishujt Faroe
Shqipëria kërkon të mbyll me fitore këtë fushatë kualifikuese, kjo për një arsye kryesore, të sigurojnë prezencën e tyre në vazon e dytë, por as kjo nuk është vetëm në dorë të Shqipërisë. Në futboll duhet edhe pak fat, mbi të gjitha në hedhjen e shortit, ku goglat kanë jo pak në dorë rrugëtimin e kuqezinjve në “Euro2024”. Sylvinho-s dhe të besuarave të tij nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të bëjnë punën e tyre, të mbyllin me fitore kualifikueset, të festojnë me tifozët dhe të përgatiten më pas për grupet e Evropianit.
Konfigurimi i vazove do të bëhet në fund të këtyre kualifikuesve, por e sigurt është që Shqipëria nuk do të jetë në vazon e parë, aty e kanë të sigurt prezencën vetëm 5 përfaqësuese, Gjermania, Portugalia, Franca, Spanja dhe Belgjika.