Connect with us

Kosova

Hovenier për takimet e fundit të Bislimit me Petkoviç e Lajçak: Dallimet po ngushtohen

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka folur sërish për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.

AI ka thënë se dallimet po ngushtohen, duke theksuar se marrëveshja është afër.

Hovenier është shprehur se kjo është çështje e emisarit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, por si e di që dallimet po ngushtohen

”E kam të vështirë të them saktësisht se në cilën pike janë negociatat sepse kjo është çështje për Miroslav Lajçakun dhe ekipin e tij, por e di mire se dallimet po ngushtohen. Para pak kohëve pati takim të kryenegociatorëve dhe mesa kam kuptuar, ata janë më afër një marrëveshje apo mirëkuptimi rreth mënyrës më të mirë për zbatimin. Kosova dhe Serbia do të përfitojnë jashtëzakonisht shumë nga zbatimi i plotë dhe i tërësishëm i detyrimeve të tyre sipas marrëveshjes dhe aneksit të zbatimit, qe do të thotë se Kosova ndërmerr një hap dhe njëkohësisht edhe Serbia ndërmerr një hap. Duhet të ketë një lloj të këtillë pariteti.” – theksoi ambasadori amerikan në Prishtinë

Advertisement