Rajon
Ngricat e dimrit tmerrojnë Serbinë/ Daçiç frikë nga presionet për Kosovën
Ministri i Punëve të Jashtme dhe kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiç, i dalë i dërmuar nga zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi, teksa formacioni i tij politik pësoj humbje katastrofike, ka thënë sot se Serbia po përballet me një periudhë turbulente dhe se pret presion jashtëzakonisht të fortë ndaj Kosovës deri në muajin mars, por gjithashtu ka ngushëlluar veten teksa u shpreh se ky presion do të përqendrohet edhe më shumë tek Prishtina.
Duke folur nën petkun e kryediplomatit, edhe pse fati i tij politik në kabinetin e ri qeveritar qe do të formësohet së shpejti, Daçiç vlerësoi se Kosova po vazhdon të keqpërdorë dialogun, se po bën gjithçka për ta komplikuar situatën dhe për ta përshkallëzuar edhe më tej.