Connect with us

Rajon

Media amerikane “shkërmoq” Vuçiçin: Boll më…

“Lideri i njohur i Partisë Republikane të Serbisë, Nikola Sanduloviç, u bë objektivi i një sulmi të pamëshirshëm, i orkestruar me përpikëri nga  inteligjenca serbe, veçanërisht nga BIA. Ai u arrestua për t’u marrë në pyetje në emër të Aleksandër Vuçiçit. Paskësa, në mënyrë tronditëse, Sanduloviç u helmua edhe me gaz nervor. Ky akt i urryer ndodhi më 3 janar pasi ai kërkoi falje publike për abuzimet e Serbisë ndaj shqiptarëve etnikë gjatë Luftës së Pavarësisë së Kosovës 1998-99” – kështu shkruan US Intel News.

Media amerikane nënvizon se presidenti Vuçiç është një diktator, i cili jo vetëm godet kundërshtarët e tij politik, por tenton të ndërmarrë dhe veprime kundër Perëndimit.

Në artikull gjithashtu theksohet se presidenti serb po përhap retorikë anti-amerikane dhe i bëhet thirrje qeverisë në SHBA të marrë sanksione të drejtpërdrejta mbi të.

“Komuniteti i inteligjencës së Shteteve të Bashkuara e përshkruan pa mëdyshje regjimin e Aleksandër Vuçiçit në Serbi si kartel i rëndësishëm i krimit në botë, I cili po përdor metoda të ndryshme jo vetëm për të eliminuar kundërshtarët e tij, por edhe për të ndërmarrë veprime aktive kundër ndikimit perëndimor. Kjo bëhet duke përhapur propagandë anti-amerikane që rrënjos te serbët besimin se Shtetet e Bashkuara dhe NATO nuk kanë autoritetin moral për të diktuar mënyrën e tyre të jetesës – një ndjenjë që është e rrënjosur thellë në popullatën serbe” – thuhet në shkrimin e medias amerikane, sipas së cilës, “Në kontekstin bashkëkohor, Aleksandar Vuçiç shfaqet si një figurë e qartë anakronike. As Vladimir Putin dhe as karteli i tij i krimit nuk janë në gjendje ta shpëtojnë atë, edhe nëse dikush e pranon nocionin e pamundur se ai merr rregullisht transfuzione gjaku nga fëmijët e flijuar serbë”

Advertisement