Connect with us

Aktualitet

“NATO, mesazhe gjeostrategjike nga Baza Ajrore e Kuçovës”

Siç është bërë gjerësisht e njohur, sot, “datë 4 Mars 2024”, nëpërmjet një ceremonie të shtetit shqiptar, Aleancës Euroatlantike, SHBA-së, etj do të inagurohet përfundimi i projektit të NATO-s për: “ndërtimin e Bazës Mbështetëse Ajrore të Kuçovës”.

Në pamundësi për t’ju përgjigjur fizikisht ftesës “gjithëpërfshirëse” të Ministrit Peleshi, në “kapacitetin e Ekspertit të Sigurisë Kombëtare, Rajonit dhe NATO-s”, po adresoj disa këndvështrime rreth mesazheve gjeopolitike, strategjike, operacionale dhe ndoshta ekonomike të këtij projekti, ose mbi prezencën, për herë të parë me instalime ushtarake në kohë paqe (Peace Establishment) të NATO-s në territorin e RSh:

Pikësëpari, për (a) peshën gjeopolitike të këtij projekti mjafton të sjellim në memorjen kombëtare, që jo rastësisht, përfundimi i këtij projekt u konfirmua nga Sekretari i Shtetit të ShBA, z. Blinken, gjatë vizitës në Tiranë: “muajin e ardhshëm do të përurohet baza ajrore NATO-s në Kuçovë”!

Kjo pasi, si për çdo vënd tjetër anëtar, prezenca (footprint) ushtarake në kohë paqe e NATO-s në territorin e Republikës së Shqipërisë, mbart jo vetëm mesazh strategjik për sigurinë kolektive (artikulli 5) por edhe për mbrojtjen e interesave gjeopolitike të Aleancës Euroatlantike (USA/NATO) në Rajon dhe Mesdhe.  Për rrjedhojë, besoj se vendi i parë mes 31 vendeve anëtare të Aleancës që ka përfitime gjeopolitike është RSh!

Për më tepër, përzgjedhja e kësaj e baze nga NATO, sigurisht lidhet edhe me (b) pozicionin gjeostrategjike të bazës së Kuçovës, e cila “prej 1955 deri 1992 ka shërbyer si bazë me peshë strategjike, kryesisht për shkak të Mig-ve, që edhe pse përtej mundësive të një vendi mjerisht të izoluar, për prapagandën e regjimit konsideroheshin si “legjione kamikaze” të fuqisë Ajrore të RPSSh, pra kundër kampeve të imperializmit (USA/NATO) si dhe revizionistëve Sovjetik (Varshav), ose edhe të dyja së bashku” !!

Por në situatën aktuale, ndërtimi kësaj baze, ose prezenca në kohë paqe e NATO-s në territorin e RSh, sigurisht mbart edhe një “mesazh force” ndaj Rusisë – Putiniste dhe çdo vendi tjetër që vijon të shpërdorohet nga Kremlini: “kush guxon të sulmojë ushtarakisht jo vetëm integritetin territorial të Republikës së Shqipërisë, por tashmë edhe prezencën e NATO-s (siç është Baza Ajrore e Kuçovës), do të përballet dhe do të ndëshkohet në mënyrë shëmbullore nga fuqia e pakonkurueshme Ajrore e Aleancës së Atlantikut të Veriut”, që u konfirmua si e tillë në 1999, kundër makinerisë kriminale të Millosheviçit, apo Jo ?

Nga ana tjetër, ndërtimi kësaj baze në territorin e RSh (edhe pse gjithësesi modeste), i jep (c) peshë shtesë aftësive operacionale të NATO-s por edhe garanci besimit publik te fuqia dhe vlerat e Aleancës për  mbrojtjen e tërësisë teritoriale  në kuadër të artikullit-5, por edhe në kuadër të mbështetjes së stërvitjeve dhe manovrave operacionale të NATO-s dhe Forcave Ajrore të RSh.

Përsa (d) përfitimet ekonomike nga ndërtimi i kësaj baze (gjithësesi modeste në kapacitete), nuk janë as pjesë e ekspertizës, as qëllimi i këtij opinioni. Megjithatë mund të përmend: “projekti ka nisur në 2018 me reciprokisht 50 milion € nga nga fondi përbashkët i Aleancës (NATO Common Funds) si dhe 5 milion € nga pala Shqiptare”, që ka edhe përgjegjësitë e vendit pritës (RSh) për: “shpronësimet, ndërtimin e perimetrisë së sigurisë dhe rrugëve lidhëse, standartet e mirëmbajtjes së hangarëve, depositave të karburantit, ndriçimit, kamerave të sigurisë si dhe të sensorëve të zbulimit përreth bazës”.

Ndërsa përtej konfuzionit që e ushqehet jo vetëm nga ushtria e “sekserëve mëndjendryshkur”, shtoj se, mundet edhe të ketë efekte ekonomike modeste, për komunitetin e biznesit në zonën e Kuçovës, përfitime që gjithësesi do të ndërvaren nga personeli aktiv ushtarak për sigurinë e bazës, operatorët, mirëmbajtjen si dhe kryesisht nga dinamika e aktiviteteve ushtarake, siç janë stërvitjet e NATO/USA (p.sh Steadfast 2024), apo të FARSh, etj që mund të organizohen në këtë bazë.  Sigurisht do doja dhe uroj të jem i gabuar, por nuk besoj kurrësesi se komunitetit të rrethinave të Kuçovës: “bashkë me këtë bazë do t’i vijë ndonjë parajsë ekonomike, as do shpërthejnë puse elektorale punësimesh, etj”.

Së dyti, pikërisht për këto vlera dhe asnjë mëdyshje, 4 Marsi 2024 meriton të skalitet si “një datë që i bën nder historisë së marrëdhënieve të RSh me NATO-n”. Por përtej vullnetit konstant politik në 1994, 2008, 2013, apo 2018, nuk janë kurrësesi vitet që e “veshin me dekorata të ekzagjeruara Partinë në pushtet”, ndërsa 2018 është inventarizuar si viti që NAC/NATO ka miratuar projektin e propozuar nga SHAPE për ndërtimit e Bazës  Ajrore Mbeshtetese të Kuçovës.

Kështu përtej kakofonisë së jo vetëm opinionistëve të gjithëditur dhe për shkak të së vërtetës duhet qartësuar se: “parimi i pa negociueshëm” për miratimin e projekteve që ndërtohen nga fondi i përbashkët i Aleancës, nuk janë kursësesi kërkesat/ambiciet e Qeverisë së radhës/rastit, por vetëm pesha gjeostrategjike dhe operacionale që ofrojnë projekti konkret në dobi të misionit të NATO-s për mbrojtjen e sovranitetit të 31 vendeve anëtare.

Si ndër dëshmitarët teknik të reformës së mbrojtjes, më tej si Përfaqësues Kombëtar Ushtarak në Komandën Supreme të NATO-s (SHAPE), më duhet ta konfirmoj me përgjegjësi se “lista me të gjitha infrastrukturat strategjike” (bazat tokësore, detare dhe ajrore të RSh, përfshi Bazën Ajrore Kuçovës etj,) janë vënë vullnetarisht në dispozicion të Aleancës që mbas aplikimit të RSh për në programin e Partneritetin për Paqe në 1994 (PfP/NATO). Ndërsa për më tej, këtë listë e kam/kemi dorëzuar zyrtarisht (në emër të RSh) në SHAPE sipas një formulari standart (të detyruar) për secilën (çdo infrastrukturë të listës) mbas marrjes së ftesës së anëtarësimit në Samitin e Bukuresht, në Prill 2008.

Pra miratimi i projekteve që investohen nga Fondi i Përbashkët i Aleancës (NCF) nuk bazohet kurrësesi në orekset dhe axhendat elektorale të 31 vendeve anëtare apo nga Emri, gjatësia apo Partia e KM, apo MM në detyrë, por vetëm nga nevojat dhe impaktet operacionale që prodhohen për mbështetjen e policimit ajror si dhe përmbushjen e misionit bazë (artikulli 5) apo/dhe rast pas rasti në angazhimet paqebërëse të Aleancës.

Konkretisht, miratimi për financimin e 50 Milion € për ndërtimin e Bazës Ajrore të Kuçovës është bërë nga NAC në 2018 (pa asnjë kërkesë specifike të Qeverisë RSh), por vetëm pasi u peshua (nga një listë me qindra baza ajrore të ofruara nga vendet e tjera) si dhe u rekomandua nga Komanda Supreme e NATO-s (SHAPE) si një “bazë ndihmuese eficiente për mbështetjen e operacioneve të Aleancës”.

Në përmbledhje të sa më sipër, ndërtimin e kësaj baze të NATO/RSh e çmoj me interesa të larta gjeopolitike, strategjike, operacionale, ekonomike si dhe për besimin publik te fuqia dhe vlerat e Aleancës Euroatlantike. Ndërsa përtej përfitimeve, Tirana Zyrtare duhet të demostrojë mirënjohje kombëtare dhe përgjëgjesi shtetërore shtesë duke përmbushur të gjitha detyrimet dhe standartet e Aleancët të përcaktuara në marrëveshjen e SOFA-s për personelin aktiv të angazhuar në sigurinë fizike, elektronike si dhe përmirësimin e kulturës së bashkëpunimit me Forcat Ajrore të USA/NATO (Ramstein, Gjermani).

Nga ana tjetër, ky projekt jo vetëm zyrtarizon prezencën  (footprint) e parë në kohë paqe të NATO-s në teritorin e RSh por edhe që demostron peshën gjeostrategjike si dhe konsistencën 15 vjeçare të RSh (prej anëtarësinit, 4 Prill 2009) si anëtare serioze  ndaj kërcënimeve dhe përgjegjësive të përbashkëta, pasi edhe në këtë rast: “Tirana Zyrtare demostron mbështetje të pa kushtëzuar ndaj projekteve për modernizimin e fuqisë ushtarake të Aleancës në interes të sigurisë kolektive (artikulli-5) të 31 vendeve të NATO-s, mbrojtjen e vlerave dhe interesave Euroatlantike (USANATO); si dhe deri në fitoren “ jo vetëm për Ukrainën”!

Duke e vlerësuar me interesa të larta/afatgjata kombëtarendërtimin nga NATO të Bazës Ajrore të Kuçovës, duhet edhe ta nënvizojmë se kësaj arritje nuk i vlejnë kurrësesi as ekzagjerimet dhe as privatizimi Partiak; as llogjet cinike  me “opozitën me/pa brava dhe vulë”; as shpërdorimi i Institucioneve Kushtetuese si infermeri (pa) shërimi nga “sëmundja bolshevike e të gjithaPushteteve”, POR: “vetëm dashuria, nderimi dhe përulësia për vendin, përgjegjësia e lartë shtetërore ndaj interesave kombëtare, besimi si dhe “bekimi” nga/ndaj vlerave perëndimore dhe partneritetit strategjik me SHBA, NATO dhe BE”.

Së fundmi, duke j’u uruar suksese personelit të Fuqisë Ajrore të NATO-s si dhe kolegëve Shqiptarë, e meritojnë po ashtu t’ju shprehim mirënjohjen projektuesve, kontribuesve për ndërtimin e kësaj baze si dhe domosdoshmerinë e: “ppërditësit të mëtejshëm i Sistemit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare, duke modernizuar konceptin, strukturat, kapacitetet, balancat demokratike të pushteteve si dhe kulturën Euroatlantike të bashkëpunimit me NATO-n”.

Aktualitet

Engjëll Agaçi sërish në SPAK

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Engjëll Agaçi është paraqitur në SPAK.

Agaçi është paraqitur dhe më parë në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me hetimet për dosjen e inceneratorëve.

Më herët Agaçi ka dhënë dëshmi në Komisionin Parlamentar e ngritur për hetimin e inceneratorëve.

Continue Reading

Aktualitet

Vangjel Dule: Shqiptarët në Greqi i ndryshuan emrat nga qejfi! Nuk i linte komunizmi të kishin emra kristianë

Vangjel Dule ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili në Athinë tha se shteti grek i detyroi shqiptarët që të ndryshonin emrat për t’i pranuar në shkolla apo institucione.

Dule tha në një intervistë me gazetarin Çim Peka se, sipas tij, shqiptarët i ndryshuan emrat me dëshirë në Greqi duke u pagëzuar. Kjo sipas kreut të PBDNJ-së, u bë pasi në komunizëm shqiptarëve u ndalohej të kishin emra kristianë.

“E bën këtë takim si një demonstrim force, por edhe si një joshje. Askush nuk do të kishte skepticizmin më të vogël për një kryeministër që takon emigrantët. Por i gjithë ky takim ishte shumë larg.

Zoti Rama ka shkuar disa herë në Greqi, hapja e ekspozitës, dreka me Miçotaqisin, a i shkoi ndër mend për emigrantët? Jo, kur kishte relata të mira me qeverinë greke jo nuk interesohej.

Ju kthye në një bumerang. Emigracioni në Greqi është i organizuar, i gjejmë në universitete, në partitë politike.

Zoti Rama kur përmend ndryshimin e emrave, duhet të na thotë pse ka ndryshuar emrin e vet. Ka pasur ndryshme emrash përse?

Pas vitit 1960 në Shqipëri kishte një listë emrash që mund të zgjidhnin, në këtë listë nuk kishte emra me konotacion fetar.

Të gjithë këta emra që nuk kishin mundësinë të zgjidhnin, kur vajtën në Greqi u rikthyen përmes pagëzimit në emra kristianë”, tha ai.

Continue Reading

Aktualitet

Protestuesi i ‘paparë’: Do bëhem personazh VIP dhe sipërmarrës kur të vijë PD në pushtet

Në të fundit protestë të llojit Berisha-Meta te Bashkia, kundër Veliajt, në ra sy, kapur dhe nga fotoreporterët, një djali ri me një zell të paparë anti-qeveri, duke gjuajtur me vezë kah godina nga ku qeveriset kryeqyteti.

Në pamje nuk ta jep përshtypjen e një të marri, përkundrazi.

Por dëgjojeni vetë, këtë protestues simbol të njerëzve që ndjekin nga pas Berishën.

Continue Reading

Aktualitet

Miliona litra vaj gjembaçi indian hyjnë në Shqipëri, dyshime se shitet në supermarkete si vaj luledielli me çmim më të lirë

Emisioni investigativ Vetting në News24

Çdo vit në Shqipëri importohen miliona litra vaji vegjetal. Kërkesat e vazhdueshme që ka konsumatori shqiptar për vaj gatimi, e kanë kthyer këtë sektor në një ndër bizneset më fitimprurëse, duke sjellë edhe abuzime. Nga kërkimet e “Vetting” zbulohen afera me vajin që përdoret për gatim, ku në vitin 2020 janë importuar sasi të mëdha vaj gjembaçi me vlerë 37 milionë euro, për të cilat Autoriteti Kombëtar të Ushqimit mohon ekzistencën.
Por nëse në supermarketet shqiptare nuk ka asnjë lloj vaji që tregohet si vaj gjembaçi, atëherë pyetja që lind këtu është: Ku ka shkuar ajo sasi e importuar? A iu është ndryshuar etiketa dhe shitet si një vaj tjetër?

Sipas ekspertëve ushqimorë, është përgjegjësia e institucioneve që të monitorojnë këto situata.

“Ka shumë situata që institucionet përkatëse të kenë kontroll në survejim produktet në sasi të mëdha, vaji, sheqeri, pra këto që janë produktet bazë, këto duhet të kontrollohen sepse konsumi i tyre është i lartë dhe rreziku për t’u ekspozuar popullata është e lartë në krahasim me të tjera produkte të cilat janë konsum, por në sasi më të vogla”, tha për “Vetting”, Prof. Dritan Topi.

 

 

Nga kërkimet e “Vetting” evidentohet se në Shqipëri janë importuar rreth 34 milionë litra vaj me kod doganor 15121199. Sipas nomenklaturës së mallrave doganore për vitin 2020, ky vaj rezulton të jetë vaj gjembaçi indian, i njohur me emrin latinisht “Sunflower Carthamus tinctorius”.

Cilësia e vajit dhe ekzistenca e tij kanë vendosur përballë njëra-tjetrës Doganat dhe Autoritetin Kombëtar të Ushqimit. Ky i fundit është munduar të mbulojë ekzistencën e këtij vaji, i cili më së shumti zbulohet nga anomalia e çmimeve që zbulohen nga Doganat.

“Nga pikëpamja sasiore nuk mund ta zëvendësojë, nga pikëpamja nutricionale nuk bën sens që ky produkt me cilësi më të mira, me çmim më të ulët të mund të zëvendësojë produktin me cilësi nutricionale më të ulëta dhe të gjejë vlerë në treg”, u shpreh eksperti ushqimor Topi.

Por informacionet zyrtare nga Doganat konfirmohen nga Organizatat Jofitimprurëse dhe ekspertët ushqimorë.

“Në fakt është e njëjta histori me ata çfarë unë kam investiguar para dy vjetësh, me një informacion që kisha dhe sigurisht shifrat janë alarmante. Kjo që thoni ju, përfshirë atë që unë kisha në atë kohë, është alarmante krahasuar me shifrat e vajit të lulediellit që hyjnë në Shqipëri, i rafinuar apo i parafinuar që përpunohet e shpërndahet në tregun tonë”, tha Drejtori Ekzekutiv nga Qendra Alert, Granit Sokolaj.

Sipas Sokolajt, ka një tendencë ose mashtrim të konsumatorëve për shkak të kostos së tij më të lirë se vaji i lulediellit, sidomos që nga koha e pandemisë dhe konflikti në Ukrainë.

Continue Reading

Aktualitet

Sekuestrohen 2 ton drogë në Spanjë, u soll në Evropë nga karteli famëkeq i Meksikës

Policia spanjolle njoftoi këtë të enjte se ka sekuestruar mbi 1.8 ton metamfetaminë.

Mediat vendasë bëjnë me dije se sasinë e metamfetaminës ka tentuar ta kontrabandojë në Evropë një nga kartelet më të rrezikshme të Meksikës, karteli Sinaloa.

Në saj të këtij opercioni nga policia sapnjolle, autoritetet arrestuan pesë persona, përfshirë kreun meksikan të bandës, një grua rumune dhe tre shtetas spanjollë.

Droga u zbulua në rajonin Alicante të Spanjës lindore. Ky është “konfiskimi më i madh” i kësaj substance “në Spanjë dhe i dyti më i rëndësishëm në Europë”, njoftoi policia spanjolle.

Mes personave të arrestuar është një shtetas meksikan, për të cilin autoritetet meksikane thonë se është i lidhur me kartelin Sinaloa. Meksikani, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte përgjegjës për marrjen e drogës në Spanjë dhe më pas shpërndarjen e saj në Evropë.

Karteli Sinaloa është një nga organizatat kriminale më të vjetra, më të mëdha dhe më të dhunshme të Meksikës, ndikimi i së cilës mbetet i fortë pavarësisht nga arrestimi i themeluesit të tij Joaquin Guzman, “El Chapo” dhe të Ovido në janar të 2023.

Të dyja u ekstraduan dhe u burgosën në SHBA. Policia sekuestroi gjithashtu kartëmonedha, pesë makina, dokumente dhe një armë zjarri, ndërsa mësohet se droga e sekuestruar vinte nga Meksika dhe kishte si destinacion Evropën Qendrore.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING