Connect with us

Kosova

Asociacioni më 10 maj, çfarë po luhet nën rrogoz

Qeveria e Kosovës është pajtuar parimisht me komunitetin ndërkombëtar që pas përkrahjes që do ta marrë me 16 prill kur Asambleja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës do të votojë pozitivisht për anëtarësim të Kosovës në këtë organizatë, atëherë deri me 10 maj Kosova do të dërgojç për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Eshte mesuar nga burime ndërkombëtare, se ky hap do të jetë kushti për Kosovën që më pas edhe Komiteti i Ministrave, saktësisht qeveritë e shteteve anëtare të KiE-së ta pranojnë Kosovën shtet anëtar të organizatës, apo, siç është procedura, t’i bëjnë thirrje për anëtarësim.

Që  Kosova do të ndërmarrë hapa “substancial” dhe “të prekshëm”, u bë e qartë edhe në letrën e 22 marsit kur Kryeministri, Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeparlamentari Glauk Konjufca, i thanë raportueses Bakoyannis se do t’i zbatojnë të gjitha kërkesat që ajo i kishte renditur në raport.

Nese do të dërgohet draft statuti i Asociacionit nga qeveria deri me 10 maj, ashtu siç parimisht ka marrëveshje, mbetet të kuptohet vetëm pasi të përfundojë ky veprim si procedurë.

Por, mos permbushja e ketij kushti, vështirë se do t’i ofrojë Kosovës shans tjeter për anëtarësim në KiE.

Ajo që dihet dhe është lexuar nga raporti i politikanes greke për Këshillin e Evropës, Kosova do të jetë shteti i parë që anëtarësohet në KiE për shkak të çështjes së sigurisë së minoritetit serb, ndryshe nga shtetet tjera që janë anëtarësuar për cështje të mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Nëse Qeveria e dërgon draft-statutin në Gjykatë Kushtetuese, atëherë procedurat për anëtarësim në KiE vazhdojnë dhe në ndërkohë pritet vendimi i Kushtetueses për draftin e Asociacionit.

Nga sa është parë drafti i propozuar nga BE, ai përveçse është kritikuar nga pothuajse të gjithë juristët që e kanë komentuar publikisht, një pjesë e tyre e kanë quajtur edhe si “kushtetutë materiale” që i bën paralele asaj të Kosovës.

Në anën tjetër, ndërkombëtarët e kanë mbrojtur draftin e propozuar nga Bashkimi Evropian, duke kërkuar që ai të mos komentohet publikisht, derisa të ketë një vendim final nga Gjykata Kushtetuese.

Advertisement