Politike
Sulmi iranian/ Begaj: Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedentë
Përmes një postimi në rrjetin social X, presidenti i vendit Bajram Begaj, ka reaguar në lidhje me sulmin iranian ndaj Izraelit.
Begaj shprehet se Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedentë ndaj Izraelit, ndërsa shton se çdo përshkallëzim i mëtejshme, mund të rrezikojë paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme.
“Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedentë të Iranit ndaj Izraelit dhe shpreh shpresën se nuk do të ketë përshkallëzim të mëtejshëm. Çdo përshkallëzim i mëtejshëm mund të rrezikojë paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme dhe të ketë efekte të pakthyeshme në një shkallë më të gjerë”, shprehet Begaj.