Connect with us

Kosova

Osmani DERGON ASOCIACIONIN në kushtetuese…? Tregon me gisht qeverinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka potencuar se dërgimi eventual i draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, i hartuar nga Bashkimi Evropian për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, është detyrë e Qeverisë së Kosovës, ndërsa ka potencuar se një hap i tillë varet shumë edhe nga rrjedha e dialogut, meqë në vlerësimin e saj plani i sekuencimit për Marrëveshjen Bazë, i cili parasheh qartë se çdo hap I ndërmarrë nga Kosova, duhet shoqëruar me po një të tillë nga Serbia.

E pyetur se a ka hapësirë që Zyra e Presidentes ta dërgojë draft-statutin e Asociacionit në Kushtetuese, Osmani ka potencuar se ka aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese të cilat e kanë kufizuar mandatin e Presidentes për të ngritur çështje kushtetuese, ose për të bërë pyetje kushtetuese.

Në qoftë se kërkohet zbatim I planeve te dakorduara, duhet të kërkohet nga të dyja palët, ndryshe krejt kredibiliteti i dialogut dhe parimi i trajtimit të barabartë të palëve nuk kanë më asnjë kuptim” – ka deklaruar Osmani

Ndërkaq në pyetjen se çfarë do të bëjë Kosova në rast se Serbia vazhdon të mos e përmbush Marrëveshjen Bazë, Osmani ka argumentuar se Kosova duhet t’i kthehet qasjejes që Kosova ka pasur kur është shpallur e pavarur.

Në rast se dështon parimi që të dyja palët të zbatojnë Marrëveshjen Bazë në mënyrë paralele, Osmani ka sugjeruar që Kosova të ulet me partnerët ndërkombëtarë, në radhë të parë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe të hartojnë një plan të qartë.

“Në qoftë se Kosova i zbaton të gjitha koncesionet, atëherë cilat janë masat që do te ndërmarrë komuniteti ndërkombëtar për ta përkrahur Kosovën? A është statusi i kandidatit dhe pastaj ecja shpejt drejt BE-së, bazuar edhe në reformat që kemi bërë?

Pra, një lloj marrëveshje mes nesh dhe partnerëve tanë. Gjithnjë e kam ditur që ne do të vijmë në këtë pikë dhe Serbia  nuk do të zbatojë asgjë”” – ka potencuar presidentja e Kosoves.

Advertisement