Connect with us

Kosova

Vuçiç rikthehet në vendin e krimit, ja pse u shty votimi i Rezolutës për Srebrenicën

“Jam krenar për luftën që Serbia po bën në OKB” –  ka deklaruar presidenti Aleksander Vuçiç, i cili me një ekip prej 25 personash, plus 100 persona nga misioni rus në Kombet e Bashkuara, dëshiron të ndalojë miratimin e Rezolutës për gjenocidin e kryer në Srebrenicë në vitin 1995.

Por do të ishte shumë më mirë nëse ai do të ishte përpjekur të ndalonte gjenocidin kur ndodhi, teksa bëri thirrje për vrasjen e “100 myslimanëve për çdo serb të vrarë” –  shkruan Ivica Puljiç për Al Jazeera, duke shtuar se Ndoshta mund të kishte bërë diçka si ministër i propagandës në qeverinë e Millosheviçit dhe si anëtar i Partisë Radikale Serbe”

29 vjet më vonë, tani radikal serb në moshë të mesme dhe president i Serbisë, Vuçiç po përpiqet të përdorë gjakun e të vrarëve në gjenocid për të mbledhur “botën serbe” dhe për të ndalur atë që nuk mund të ndalet – të vërtetën.

Vuçiç madje shkarkoi ambasadorin e mëparshëm të Serbisë në OKB, Nemanja Stevanoviç, sepse ai e zbuloi vonë se çfarë po thurrnin “diplomatët boshnjakë” në organizatën botërore – “se po përgatitnin një rezolutë që do t’i etiketonte serbët si gjenocidalë”.

Vuçiq e di shumë mirë se kjo nuk është e vërtetë, sepse asgjë serbe apo serbo-boshnjake nuk përmendet askund në draft rezolutën për Srebrenicën.

Teksti bën thirrje për vendosjen e Ditës së Përkujtimit për Srebrenicën, ashtu siç ka një Ditë Përkujtimi për viktimat e gjenocidit në Ruandë. Por, jo… Aleksandçr Vuçiç, në stilin e kryqtarit, viziton misionet diplomatike dhe bashkë me rusët përhap historinë se rezoluta do të çojë në konflikt. Vërtet?

“Rezoluta të ngjashme çuan në pajtim në Afrikën e Jugut dhe Ruandë. Dhe jeta në ato vende vazhdoi pa urrejtje të mbetur vrastare. Pikërisht sepse u tha e vërteta” – eshte shprehur Ivica Puljiç.

Tani e dimë se Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara nuk do ta votojë projekt-rezolutën më 2 maj, por disa ditë më vonë. Në fund të fundit, nuk është hera e parë që zhvendoset. A ju kujtohet 27 prilli, për të cilin foli kaq shumë vetë Vuçiç?

Pse ka një ndryshim date? Sepse teksti i rezolutës duhet të “lahet” pak më shumë, të rafinohet, për të marrë parasysh edhe sugjerimet e vendeve të tjera. Asgjë e pazakontë për diplomacinë. Rezoluta do të votohet në një ditë tjetër.

“Vuçiç dhe ambasadori rus Vasilij Nebenzija “shtrydhin duart” me vendet më të dobëta dhe të tilla ka shumë, në të njëjtën mënyrë që shefi i tij Vladimir Putin “përdredh duart” me ukrainasit dhe më pas i vret ata. Kjo është diplomacia e Vuçicit. Forca. Po të ishte politikan i mirë do të kishte diplomatë më të mirë, por nuk ka. Ai ka “nënën” Rusinë – dhe kjo është e gjitha” – deklaroi Puljiç për Al Jazeera duke potencuar_ – “Deri më tani, propozimi per rezolutën ka 22 sponsorë nga të gjitha kontinentet dhe do të ketë më shumë. Bota demokratike mbështet rezolutën, autokrati mbështet ata që ishin xhelatët. Kur keni Korenë e Veriut në anën tuaj, atëherë është e qartë se diçka nuk shkon me ju”

 

Advertisement